Çfarë dhuntie ju posedoni?

Life style

Çfarë dhuntie ju posedoni?

Më: 11 janar 2019 Në ora: 06:45
Ilustrim

Astrologët besojnë që secila shenjë e zodiakut është e talentuar për diçka. Dikush di të parashikojë të ardhmen…

Astrologjia konsideron që në çdo shenjë horoskopi qëndron dhunti e posaçme me të cilën udhëheqin.

Dashi: Vizioni i ardhshëm – pyesni se si Deshtë çdo gjë mësojnë para të tjerëve? Tani është zbuluar! Demi: Parapsikologjia – kurdo që mbani në duar ndonjë objekt fizik, më lehtë pranoni të gjitha përshtypjet virtuale nga ambienti.

Binjakët: Ju jeni medium i lindur – e keni më të lehtë të bisedoni me shpirtrat e sa me të gjallët.

Gaforrja: Tarot – jeni jashtëzakonisht të talentuar që me intuitë t’i kuptoni fotografitë dhe simbolet. Luani: Ju jeni parashikues, mirëpo posaçërisht kënaqeni në kontaktet me personalitete të larta nga e kaluara.

Virgjëresha: Astrologjia – nuk ka qindra detaje të tilla të cilat ju nuk jeni në gjendje t’i sintetizoni në një tërësi koherente e cila njeriut mund t’i ndihmojë.

Peshorja: Jeni të lindur për Tai chi – apo për cilindo meditim tjetër në lëvizje. Me energjitë shpirtërore lidheni me lehtësi dhe graciozitet.

Akrepi: Telepatia – të gjithë dëshirojnë të dinë se çfarë mendojnë të tjerët, mirëpo disa madje edhe manipulojnë me mendimet e të tjerëve. Ju mundeni edhe njërën edhe tjetrën.

Shigjetari: Udhëtimi astral – ju vërtet mund të shkoni kudo që dëshironi, madje edhe nuk e lëshoni kolltukun tuaj të rehatshëm apo krevatin.

Bricjapi: Jeni të talentuar për interpretimin e alfabetit të vjetër – mundeni ta interpretoni në mënyrë unike.

Ujori: E dini që ekziston diçka jashtë kësaj bote – nuk jeni të sigurt çfarë saktësisht. Po gjurmoni për përgjigjen racionale, shkencore të fenomeneve shpirtërore, mirëpo juve posaçërisht ju shqetëson kur nuk e gjeni. Ju jeni kanal shpirtëror e entiteteve të tjera – të gjithë ata mund të flasin nëpërmjet vetëdijes suaj.

Peshqit: Si empati e vërtetë, u lëshoheni vibracioneve shpirtërore dhe jeni përfaqësuesi më sensitiv i të gjitha shenjave. Ju jeni ekstrasens – i ndieni natyrshëm dhembjet, emocionet dhe gjendjet psikike të personave të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat