Si ndikon rrahja e fëmijës në personalitet - Bota Sot
Si ndikon rrahja e fëmijës në personalitet

Life style

Si ndikon rrahja e fëmijës në personalitet

Më: 11 janar 2019 Në ora: 06:57
Ilustrim

.Se a duhet rrahur apo jo fëmija është ende një debat i nxehtë në botën Perëndimore.

Shumica e njerëzve mbi moshën 30-vjeçare janë rritur duke ‘shijuar’ pak dhunë nga prindërit, por, si prindër, tani me siguri se brengoseni se a duhet ta praktikoni këtë metodë për ta disiplinuar fëmijën apo jo

Siç duket, rrahja e fëmijës mund ta lëndojë atë në shumë mënyra përveç se në aspektin fizik.

Në shumicën e rasteve, rrahja i bën fëmijët më rebelë, në vend se t’i inkurajojë të bëhen më të disiplinuar.

Ekspertët e universitetit Texas dhe Michigan, pas një hulumtimi të publikuar në revistën ‘Journal of Family Psychology’, ka konstatuar se fëmijët që rrihen janë më të prirë të mos u binden prindërve, si dhe të kenë probleme me sjelljen anti-sociale, agresivitet, probleme të shëndetit mendor, si dhe vështirësi kognitive.

Ata kanë shtuar se rrahja e fëmijëve ua rritë atyre rrezikun të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor edhe në vitet e mëvonshme në jetë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...