Shtoni një lugë sheqer në shampo, ja për çfarë shërben

Life style

Shtoni një lugë sheqer në shampo, ja për çfarë shërben

Më: 13 janar 2019 Në ora: 11:55
Ilustrim

Lëkura e trupit ka nevojë për eksfoljim. Gjithashtu dhe lëkura e kokës ka nevojë për këtë gjë. Eksfoljimi konsiston në eliminimin e qelizave të vdekurave të lëkurës përmes masazhit. Ndonëse në dyqanet e kozmetikës mund të gjeni scrube të ndryshme, atë fare mirë mund ta bëni vetë në shtëpi. Mjafton të përzieni pak sheqer ose kripë me ujë dhe ja ku përftuat një scrub natyral.

Sigurisht që këtë masë nuk mund ta vendosnit direkt në kokë, ndaj duhet të gjeni një mënyrë alternative. Shtimi i një luge sheqeri në shampon tuaj do të largojë të gjitha qelizat e vdekura të skalpit duke e pastruar lëkurën thellësisht. Uji dhe produktet e tjera të kujdesit do të depërtojnë më mirë duke ndikuar drejtpërdrejtë në shëndetin e flokëve.

Nëse po pyesni sa shpesh duhet ta bëni këtë gjë, përgjigjia është e njëjtë sikur të pyesnit për flokët. Shumë eksfoljim mund të çekuilibrojë vajrat natyralë të flokëve dhe mund t’i dëmtojë ata. E rekomandueshme është 3 deri në 5 herë në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat