Seksi vjen para romancës në lidhjet moderne

Life style

Seksi vjen para romancës në lidhjet moderne

Më: 13 janar 2019 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Seksi në marrëdhënie vjen para se një çift të ketë formuar një lidhje të thellë emocionale, është bërë e ditur sipas hulumtimeve të realizuara së fundmi.

Të gjeturat e reja sugjerojnë se dëshira seksuale luan një rol të madh në aftësinë e njerëzve për të formuar një lidhje emocionale me një partner të mundshëm.

Psikologë nga Universiteti i Rochester në Nju Jork dhe IDC Herzliya në Izrael, kanë deklaruar se intimiteti fizik mund t’i bëjë partnerët më të afërt.

Ata gjithashtu kanë thënë se gjinia nuk luan rol në përpjekjet për të formuar lidhje emocionale, pasi burrat dhe gratë përpiqen të lidhen me partnerët potencialë kur ngjallen seksualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat