Maskë me vaj ulliri për rritjen e flokëve

Life style

Maskë me vaj ulliri për rritjen e flokëve

Më: 14 janar 2019 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Një zgjidhje shumë të mirë që gjendet në kuzhinën e secilit prej nesh për trajtimin e flokëve është vaji i ullirit.

Ai ka aftësi mbrojtëse për flokun, është shumë i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale që e ushqejnë flokun.

Maska që stimulon rritjen e flokëve

Kjo maskë forcon strukturën e flokut, e mban atë të butë dhe nxjerr në pah ngjyrën e shuar të tij.

Përzieni dy të verdha veze me dy lugë gjelle me vaj ulliri. Treteni atë në gjysmë gote me ujë (125 ml) të ftohtë. Mos përdorni ujë të nxehtë sepse veza do të pritet.

Pasi t’i keni përzier mirë të gjithë përbërësit, masazhoni skalpin e kokës me delikatesë dhe lëreni maskën për 20 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat