Receta natyrale me dy përbërës, për të largimin e pikave të zeza

Life style

Receta natyrale me dy përbërës, për të largimin e pikave të zeza

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:32
Ilustrim

Pikat e zeza janë defekte të vogla të lëkurës, veçanërisht në zonën e hundës. Ato shkaktohen nga bllokimi i gjëndrave ose poreve. Meqë ato bllokojnë bakteret, ju duhet të hiqni qafe pikat e zeza sepse shpesh mund të kthehen në puçrra dhe infeksione.

Woman inspecting her skin with a mirror and finding a pimple

Ka shumë mënyra për t’i hequr qafe pikat e zeza, duke përfshirë përdorimin e produkteve që mund të blihen. Megjithatë, ekziston një mënyrë e natyrshme me vetëm dy përbërës për t’i larguar ato:

-E bardhë veze

-Lëng limoni

Me kujdes ndani të bardhën e vezës nga e verdha. Më pas rriheni lehtë derisa të bëhet një masë e shkrifët dhe shtojini një lugë çaji me lëng limoni. Para se të përdorni maskën, hiqni papastërtitë nga fytyra, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë. Në fund aplikoni maskën në zonat ku ndodhen pikat e zeza.

Nëse është më e përshtatshme, ju mund të përdorni një furçë për të aplikuar me kujdes përzierjen. Lëreni maskën në fytyrë për të paktën 20 minuta dhe pas kësaj kohe maskë do të jetë tharë, kështu që ju mund ta hiqni atë thjesht duke e tërhequr.

Por nëse ka mbetur ndonjë pjesë, ju mund ta lani përsëri fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë. Më pas, mund të aplikoni një krem hidratues në fytyrë. Kjo maskë nuk ka efekte anësore kështu që mund ta aplikoni atë edhe çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat