Udhëtimi ideal për këtë vit sipas shenjës tuaj të horoskopit

Life style

Udhëtimi ideal për këtë vit sipas shenjës tuaj të horoskopit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:15
Ilustrim

Me ardhjen e vitit të ri, njerëzit nisin edhe të bëjnë ndonjë plan për muaj që do të vijnë. E për t’u organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është e rekomandueshme që të bëni programin për udhëtimet apo pushimet.

Por çfarë na rezervojnë yjet për vitin 2019? Horoskopi na tregon vendet ideale për të vizituar këtë vit, sipas shenjës tuaj.

Dashi – Me Jupiterin te Shigjetari, viti 2019 prezantohet si viti ideal për të udhëtuar rreth e rrotull botës. Udhëtimi do jetë metoda më e mirë për të rigjetur qetësinë shpirtërore, e si pasojë do të keni nevojë për t’u shkëputur nga rutina dhe për t’u larguan nga puna e shtëpia. Destinacionet e këshilluara janë India ose Tibeti. Do ishte eksperiencë qetësuese dhe iluminuese.

Demi – Ju jeni njerëz me tendenca sedentare dhe kur udhëtoni ju pëlqen komoditeti i klasit të parë. Urani në shenjë, duke nisur nga pranvera, mund t’ju shtyjë të organizoni një udhëtim të minutave të fundit në një metropol modern.  Nju Jork mund të jetë një gjetje! E duke qenë se nuk niseni si për aventurë, atëherë ju preferoni udhëtimet e organizuara, me ritme të sigurta dhe një guidë në dispozicionin tuaj, në mënyrë që të mos humbisni kohë.

Binjakët – Të udhëtoni për ju është një mënyrë e shkëlqyer për t’u argëtuar, por me Jupiterin kundër për pothuajse të gjithë 2019n, mund të mbeteni të zhgënjyer, sidomos nëse vendosni të udhëtoni me partnerin/en. Para se të planifikoni udhëtime të kushtueshme, sigurohuni se mund t’ia lejoni vetes një shpenzim  të tillë.

Të hyni në borxh për të udhëtuar, nuk është ide e mirë, edhe pse mund të donit të bënit ‘figurë të mirë’ tek dikush që ju intereson. Për të mos shpenzuar shumë dhe për t’u argëtuar në maksimum, ju sugjerojmë Madridin, Barcelonën ose Valencian, qytete që mund t’ju ofrojnë atë që kërkoni.

Gaforrja – Me Saturnin dhe Plutonin kundër jush gjatë gjithë vitit, duhet të evitoni të udhëtoni me partnerin/en dhe përfitoni për të marrë pak kohë për veten, për të reflektuar apo për të harruar zhgënjimet e kohëve të fundit. Do ndjeni nevojën për të rimarrë veten. Periudha më ideale për të udhëtuar do jetë vera dhe Neptuni në aspektin optimal do ju këshillojë vende me det apo ndonjë kroçerë në Mesdhe. Evitoni të merrni me vete kompjuterin për të punuar!

Luani – Jupiteri tek Shigjetari për pothuajse të gjithë vitin 2019 do ju garantojë një vit të pasur me emocione. Do arrini të shkurtoni kohën që i kushtoni pasioneve dhe hobive tuaja të preferuara. Jupiteri do ju shtyjë të organizoni ndonjë udhëtim për të vajtur në koncertin e këngëtarëve tuaj të preferuar, apo për të vizituar qytete arti si Parisi. Nëse impenjimet profesionale do ju ndalojnë të largoheni shumë, mjafton një qytet sa më afër vendbanimit tuaj dhe të miksoheni me turmën e turistëve.

Virgjëresha – Urani tek Demi duke nisur nga Pranvera, mund ta bëni më të gëzueshëm këtë vit me ndonjë udhëtim të papritur. Do ju ndodhë shpesh të udhëtoni për motive pune dhe qëndrimi shumë kohë larg vendit tuaj mund të jetë destabilizuese. Ndërsa, gjatë udhëtimeve tuaja për kënaqësi, mund të lindë tek ju dëshira/projekti për të zgjeruar familjen. Destinacioni më i këshilluar do jetë Japonia: rregulli dhe pastertia e Tokios do ju bëjnë të ndiheni mirë.

Peshorja – Me Saturnin jo miqësor për gjithë vitin, impenjimet familjare mund t’ju ndalojnë të bëni të gjitha udhëtimet që keni ndër mend për vitin 2019. Fatkeqësisht, mund t’ju dalin papritur emergjenca familjare, ose mund të keni bërë shumë shpenzime për shtëpinë. Jupiteri do favorizojë udhëtimet e shkurtra. Për ndonjë fundjavë rigjeneruese, zzgjidhni qytetet që ju pëlqejnë më shumë brenda vendit.

Akrepi – Në 2019 Jupiteri do sjellë fitime të majme, madje më shumë se ç’e prisnit dhe do i lejoni vetes të udhëtoni në vende luksoze si Beverly Hills, Kapri, apo në ndonjë resort me 5 yje. Saturni do ju sugjerojë të udhëtoni vetëm, në mënyrë që të evitoni përshtatjen me ritmet dhe zakonet e të tjerëve. Nëse nuk keni qenë ndonjëherë, edhe Australia mund t’ju dhurojë moment magjike dhe të paharrueshme.

Shigjetari – Për ju, udhëtimet janë kripa e jetës dhe që në moshë të hershme ëndërronit të udhëtonit nëpër botë për të zbuluar kultura dhe tradita të reja.

Jupiteri në shenjë për pothuajse të gjithë vitin 2019 do ju japë shtysën e duhur për të organizuar ndonjë aventurë të re në shoqërinë e miqve apo partnerit. Një safari në Kenia, në kontakt me natyrën, do ishte ideale për atë që pëlqen emocionet e forta. Ndërsa Amerika Latine do ju japë mundësinë të perfeksiononi gjuhët e huaja.

Bricjapi – Me Saturnin dhe Plutonin në shenjë për gjatë gjithë vitit, do jeni të fokusuar te karriera juaj dhe do ju mbetet shumë pak kohë në dispozicion për të programuar një udhëtim. Pa një planifikim të detajuar se ku, si dhe me kë të shkoni, do ju ikë fare dëshira për të udhëtuar. Yjet ju këshillojnë të evitoni udhëtimet në stinën e verës dhe të zgjidhni tani, në dimër, zonat alpine për të bërë ski. Edhe Siberia mund të jetë tërheqëse për temperamentin tuaj të ‘akullt’.

Ujori – Në një vit në kërkim të shoqërisë, sigurisht nuk mund të mungojë një aventurë e re rreth botës dhe në shoqëri të mirë. Nëse doni të bëni miqësi të reja, mund të përfitoni nga muajt e verës për pushime në Formentera apo Ibiza. Ndryshe, mund të vizitoni Dublinin ose Lisbonën.  Përveç udhëtimeve, për ju parashikohet ndërrimi i vendbanimit këtë vit.

Peshqit – Me Neptunin në shenjë dhe Jupiterin jo aleat, me siguri në 2019n do bëni më shumë udhëtime mendore se fizike. Më shumë se udhëtimet e gjata, Urani nga pranvera do favorizojë lëvizjet e shkurtra drejt detit. Për pushimet verore (të cilat do ishte mirë t’i bënit në qershor) mund të zgjidhni ndonjë kryeqytet europian si Berlini, Londra apo Kopenhageni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat