Njihuni me 3 shenjat më brilante të Horoskopit - Bota Sot
Njihuni me 3 shenjat më brilante të Horoskopit

Life style

Njihuni me 3 shenjat më brilante të Horoskopit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:12
Ilustrim

Ata që mund të jenë kuriozë të dinë se cilat mund të jenë shenjat e horoskopit kaq brilante dhe pikante, duhet të kenë diçka të qartë: asgjë nuk është e rastësishme.

Kur bëhet fjalë për të ngjallur interes, dëshirë dhe dashuri për dikë tjetër, ajo çfarë bën ndryshimin, është kalimi i limiteve morale.

1)  AKREPI

Ka nën kontroll absolut emocionet e të tjerëve. Të flasësh për joshje, do të thotë të flasësh për pasion, intensitet dhe erotizëm… dhe e gjitha kjo përfaqëson personalitetin e Akrepit.

Por kujdes. Loja kryesore e Akrepit bazohet në emocionet e personit për të cilin interesohet. Ndonjëherë japin gjithçka, por në situata të tjera krijojnë ‘drama’ të tilla, që u japin të mendojnë “viktimave” të tyre, se interesi që kanë për ta, mund të zhduket lehtë.

2) LUANI

Luani bën lojën e joshjes më perverse.

Vendi i dytë është për Luanin, një ‘Casanova’ autentik dhe një ndër 3 shenjat më joshëse të zodiakut.

Kanë talent të lindur për të bërë për vete këdo. Kur Luani do të tërheqë dikë, përqendrohet tek tërheqja e vëmendjes. Me të arritur këtë, nisin nga komplimentet për atë që u intereson, por duke folur edhe për veten.

Ndaj, duhet të kuptoni se nëse doni të trahtoheni si të veçantë dhe të admiroheni nga një Luan, duhet t’u korrespondoni komplimenteve të tij. Kjo është arsyeja pse konsiderohet një ndër shenjat më joshëse të zodiakut.

3) BINJAKËT

Elokuencë, inteligjencë dhe dualitet, ‘kokteili’ perfekt.

Binjakët, për shkak të aftësive të rafinuara dhe fine, konsiderohen një ndër 3 shenjat më joshëse të zodiakut.

Mendja e tyre vihet në dispozicion të situatave më të komplikuara, nuk ndalojnë derisa të arrijnë fitore.

Kanë dualitet, sepse ndonjëherë ngjajnë të admirueshëm dhe tërheqës, por në disa raste të tjera duket se nuk u intereson asgjë, ndaj zgjojnë interesin e personit tjetër.

Nëse ju i përkisni njërës nga këto shenja, atëherë jeni persona tërheqës dhe joshës. Paçit fat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...