Si ta bëni marrëdhënien tuaj më të fortë? - Bota Sot
Si ta bëni marrëdhënien tuaj më të fortë?

Life style

Si ta bëni marrëdhënien tuaj më të fortë?

Më: 17 janar 2019 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Për të patur një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme, padiskutim që duhet një investim nga të dy partnerët. Mosmarrëveshjet janë gjithmonë të pranishme dhe ndonjëherë edhe të pashmangshme, por në mënyrë që ajo të “ushqehet” kërkon që disa gjëra ti neglizhoni dhe të keni një ndjenjë humori të lartë.

Sipas një studimi, nëse keni sens humori dhe e bëni partnerin/en të qeshë marrëdhënia juaj do të rezistojë më shumë  dhe do të jetë e shëndetshme.

Sipas Joyscribe, Jeffrey Hall nga Universiteti i Kansasit janë 39 studime që përfshijnë mbi 15,000 njerëz gjatë 30 viteve.

Një nga zbulimet kryesore të studimit ishte humori si një pjesë e rëndësishme për të ndërtuar një marrëdhënie të suksesshme.

Pra, nëse jeni duke e lexuar këtë shkrim dhe nuk e kujtoni herën e fundit se kur keni qeshur me partnerin/en, atëherë ky është momenti i duhur për të ndryshuar.

Në studim thuhet gjithashtu se aftësia apo lojërat që mund të bëni për të qeshur së bashku me partnerin/en, ju jep më shumë siguri për njëri-tjetrin.

Një tjetër hulumtim i bërë nga Universiteti Shtetëror Appalachian, thotë se, një nga treguesit më të fortë të një marrëdhënieje të shëndoshë është që çifti i cili i lejon njëri –tjetrit të bëjë shaka, i bënë ata më suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...