Përse njerëzit largohen nga personi të cilin e dashurojnë? - Bota Sot
Përse njerëzit largohen nga personi të cilin e dashurojnë?

Life style

Përse njerëzit largohen nga personi të cilin e dashurojnë?

Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:38
Ilustrim

Mund të jetë alarmante kur jeni në një lidhje që mendoni se po shkon shumë mirë, se po e dashuroni partnerin dhe po ju dashuron, por papritmas lidhja përfundon dhe ju mbeteni duke u ndjerë të mërzitur, konfuz dhe të vetmuar.

Nëse partneri/ja ju ka dashuruar, përse do të largohej nga ju?

Epo, lidhjet janë të vështira për t’u kuptuar, e shpeshherë ka shumë gjëra të cilat nuk vërehen në sipërfaqe por duhet analizuar në thellësi.

Ndonëse ndarja mund të duket si diçka e papritur për ju, faktikisht nuk mund të jetë edhe aq e papritur.

Këto janë dy arsyet se përse njerëzit largohen nga personi të cilin e dashurojnë:

Nuk ndihen të respektuar
Nëse partneri/ja ndihet se nuk po e respektoni dhe vazhdimisht jeni duke ia poshtëruar zgjedhjet, mendimet apo veprimet, atëherë kjo mund të jetë një arsye se përse mund ta përfundojë lidhjen.

Nuk ndihen se kanë mbështetje emocionale
Nëse partneri/ja ndihet se nuk po e mbështetni emocionalisht, atëherë kjo nënkupton se mund të ketë dhimbje dhe lëndime në lidhje. Kështu, ai/ajo do të ketë kujdes nga ju sepse mungesa e mbështetjes nuk është diçka që tejkalohet lehtë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...