Tri arsyet se përse ajo më nuk beson në dashuri - Bota Sot
Tri arsyet se përse ajo më nuk beson në dashuri

Life style

Tri arsyet se përse ajo më nuk beson në dashuri

Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:39
Ilustrim

Ajo është një person i veçantë. Kjo lloj i femrave është ndryshe nga çdo femër që e keni takuar deri tani. Kjo femër e din saktësisht çfarë dëshiron dhe nuk frikësohet ta arrijë qëllimin e saj.

Kjo femër është e vetëdijshme për vlerën që ka dhe nuk pranon asgjë më pak se ç’meriton.

Kur e shihni për herë të parë këtë femër, ju mund të gaboni dhe të mendoni se është e ftohtë dhe e pazemër. Epo, ajo faktikisht është një femër që din si të dashurojë, por më nuk beson në dashuri sepse është djegur dhe lënduar shumë herë më parë.

Ajo e ka bindur veten se është e vështirë për të dashuruar dhe se asnjëherë nuk do ta gjejë dashurinë e vërtetë. E këto janë arsyet se përse ajo ndihet kështu:

Ka qenë e lënduar më parë
Një nga arsyet kryesore se përse femrat e tilla nuk besojnë në dashuri është fakti se kanë qenë zemërthyer disa herë më parë. Ato kanë kaluar nëpër shumë dhimbje e pikëllim, ndërkaq tani e kanë të vështirë të hapen prapë. E gjithë dhimbja dhe thyerja e zemrës që i ka përjetuar e kanë bërë atë ta mbrojë veten. Femra e tillë e ka mësuar se mënyra e vetme për ta mbrojtur zemrën është duke besuar se nuk ekziston dashuria e vërtetë.

Kjo femër është e komplikuar
Femra që nuk beson në dashuri është e vështirë për t’u “marrë” me të (kjo vlen për meshkujt e dobët). Ajo është e sinqertë dhe e drejtpërdrejt, andaj meshkujt e kanë të vështirë të ballafaqohen me femra të tilla. Ajo nuk impresionohet lehtë dhe lidhja me të merr shumë energji, kohë, durim dhe sinqeritet – diçka që shumë meshkuj nuk mund t’i ofrojnë.

Është e pavarur dhe e fortë
Çdo sfidë që e ka përjetuar në jetën e saj e ka bërë atë më të fortë. Tani, ajo është e fortë dhe e pavarur e cila nuk duron gjepura në jetën e saj. Ajo e ka kuptuar se është mirë edhe beqare, dhe nuk e duron dikë që nuk i përshtatet karakterit të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...