10 thënie nga mendja brilante e Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën - Bota Sot
10 thënie nga mendja brilante e Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën

Life style

10 thënie nga mendja brilante e Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën

Më: 19 janar 2019 Në ora: 06:10
Bob Marley

Të gjithë e njohim Bob Marley-n, ndërkaq fjalët dhe muzika e tij do të jetojnë përgjithmonë.

Këngët e tij kanë qenë të mbushura me tekste domethënëse të cilat na inkurajojnë të gjejmë një qëllim më të lartë në jetën tonë.

Marley shpeshherë e ka kundërshtuar varshmërinë për t’i ndjekur paratë dhe për të mbledhur vetëm gjëra materiale.

Ai ka besuar se ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa konsumimi perëndimor.

Më poshtë i keni disa thënie nga ai të cilat do t’jua ndreqin ditën dhe do t’ju inspirojnë.

– “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen të vuani”

– “Madhështia e njeriut nuk qëndron në atë se sa pasuri ka, por në integritetin dhe aftësinë për të ndikuar pozitivisht te njerëzit rreth tij”

– “Disa njerëz e ndjejnë shiun, tjerët vetëm lagen”

– “Hapi sytë, shiko brenda teje. A je i/e kënaqur me jetën që je duke e jetuar?”

– “Askush përveç vetës sonë nuk mund të na lirojë mendjen”

– “Çdo njeri e ka të drejtën ta caktojë fatin e vet’

– “Njeriu është univers brenda vetvetes”

– “Asnjëherë nuk e dini sa të fortë jeni derisa të qenit të fortë është zgjedhja juaj e vetme”

– “Ditën që ndaloni së garuari është dita kur e fitoni garën”.

– “Një gjë e mirë rreth muzikës është se kur ju godet, ju nuk ndjeni dhimbje”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...