Këshilla për gjumë të rehatshëm - Bota Sot
Këshilla për gjumë të rehatshëm

Life style

Këshilla për gjumë të rehatshëm

Më: 19 janar 2019 Në ora: 07:31
Ilustrim

Nëse dëshironi të keni jetë të shëndoshë, atëherë gjithsesi duhet të keni gjumë të shëndoshë dhe të flini pa u zgjuar apo shqetësime të tjera.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për ta pushuar trupin dhe trurin, si edhe për të grumbulluar energjinë e nevojshme për ditën tjetër.

Një faktor shumë i rëndësishëm për gjumin është ambienti i një dhome të errët.

Gjithashtu përpiquni të shmangni “të kaltrën e lehtë” më pak se dy orë para se të shtriheni në krevat. Hulumtimi nga Qendra Kërkimore sugjeron eliminimin e dritës nga tabletë, laptop dhe ekrane, pasi shumë prej nesh ajo na duket si dritë e ditës dhe na mban zgjuar e jo rehat.

Dhomat e gjumit duhet të ketë një temperaturë të rehatshme (rreth 18 gradë C), të qetë dhe të ventiluar mirë, me shtretër dhe jastëkë të rehatshëm.

Duhet të bëni kujdes që të mos ngarkoni barkun me ushqime të rëna së paku tri orë para se të shtriheni për të fjetur, ndërsa një dush me ujë të vakët gjithmonë është i mirëseardhur për ciklin e gjumit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...