Kjo xhaketë nuk bën të lahet në rrobalarëse: Tërësisht do ta shkatërroni! - Bota Sot
Kjo xhaketë nuk bën të lahet në rrobalarëse: Tërësisht do ta shkatërroni!

Life style

Kjo xhaketë nuk bën të lahet në rrobalarëse: Tërësisht do ta shkatërroni!

Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:09
Fjala është për xhaketat me pupla me ngjyrë të bardhë dhe bezhë.

Shumica e njerëzve xhaketën do ta lajnë në rrobalarëse, madje edhe nëse në etiketë të xhaketës qëndron vërejtja që nuk do të duhej të dërgohej në pastrim kimik – është e sigurt që 99 për qind të rasteve njerëzit as që i lexojnë etiketat

Me disa xhaketa ia vlen të rrezikohet, mirëpo me disa modele megjithatë jo, sepse me larjen në rrobalarëse mund t’i shkatërroni.

Fjala është për xhaketat me pupla me ngjyrë të bardhë dhe bezhë.

Image

Shumica e xhaketave me pupla pa problem lahen në rrobalarëse, mirëpo kur është fjala për modelin ngjyrë të bardhë apo bezhë, mund t’ju ndodhë që pas larjes nga kazani i rrobalarëse të nxirrni xhaketë me ngjyrë të verdhë.

Në të vërtetë, varësisht nga mënyra e përpunimit të puplave para vendosjes në xhaketë, ajo nga vetja mund të lirojë yndyrë.

Ndonjëherë puplat para mbushjes së xhaketës ngopen me yndyrë të verdhemët në mënyrë që të mos grumbullojë lagështi, prandaj edhe ajo yndyrë mund të dalë në sipërfaqe gjatë larjes.

Image

Kështu mund të krijohen njolla të mëdha të verdha, të cilat pas larjes mund të shfaqen në xhaketë të bardhë apo bezhë me pupla dhe të cilat zakonisht nuk vërehen në modelet e ngjyrave të tjera (aq më parë ato me ngjyra të zjarrta).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...