Top thëniet inspiruese për ta filluar rrugëtimin e realizimit të ëndrrave - Bota Sot
Top thëniet inspiruese për ta filluar rrugëtimin e realizimit të ëndrrave

Life style

Top thëniet inspiruese për ta filluar rrugëtimin e realizimit të ëndrrave

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:23
Ilustrim

Energjia është gjithmonë në lëvizje – dhe lajmi i mirë është se jeni ju ata që vendosni nëse dëshironi të shkoni në drejtim të duhur.

Prandaj, cili është vendimi juaj? A dëshironi ta lini veten të bini viktimë e pasigurive, dyshimeve e frikës dhe ta siguroni dështimin? Apo dëshironi të dilni nga mjegulla dhe të merrni vendime të shtira, të ballafaqoheni me çdo sfidë dhe të mësoni në çdo hap në mënyrë që të drejtoheni në rrugëtimin e realizimit të ëndrrave?

Është koha ta merrni vendimin e duhur dhe thëniet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë ta filloni rrugëtimin drejt realizimit të çdo ëndrre që keni.

– “Rrugëtimi i mijëra kilometrave fillon me një hap të vetëm” —- Lao Tzu

– “Nëse nuk mund të fluturoni, atëherë vraponi; nëse nuk mund të vraponi, atëherë ecni; nëse nuk mund të ecni, atëherë zvarrituni; por me çdo kusht qëndroni duke lëvizur” —- Martin Luther King

– “I vetmi rrugëtim i pamundur është ai të cilin asnjëherë nuk e filloni” —- Tony Robbins

– “Më jepni gjashtë orë për ta prerë një pemë dhe do t’i shpenzojë katër orët e para duke e mprehur sakicën” —- Abraham Lincoln

– “Çelësi i realizimit të një ëndrre nuk është të përqendroheni në sukses por në rëndësinë që ka, e pastaj edhe hapat më të vegjël dhe fitoret më të vogla gjatë rrugëtimit do të kenë domethënie më të madhe” —- Oprah Winfrey

– “Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Pastaj, përsosmëria nuk është vepër por shprehi” — Aristotle

– “Mos e gjykoni secilën ditën në bazë të asaj çfarë korrni, por nga ajo çfarë mbillni” – Robert Louis Stevenson

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...