Nëntë gjërat që duhet patjetër të dini nëse jeni duke u ndarë

Life style

Nëntë gjërat që duhet patjetër të dini nëse jeni duke u ndarë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Përgjithësisht terapistët nuk kanë një përgjigje për klientët e tyre, por ata përpiqen që të qartësojnë situatën.

Më poshtë janë disa nga këshillat më të vlefshme të tyret kur punojnë me këto çifte.

1. Pyesni veten: A ka të paktën 10% të martesës që ja vlen të shpëtohet?

“Nëse çiftet që shoh fokusohen qoftë edhe në një bërthamë të vogël pozitiviteti, ky mund të jetë themeli për të rindërtuar marrëdhënien e tyre. Pjesa më e madhe e çifteve janë ambivalent për divorcin, ata kanë një model mbytës që fokusohet në dobësitë e njëri-tjetrit, thotë Samantha Rodman, një psikologe nga Maryland.

2. Kini parasysh se kjo është një pjesë e vështirë

“Një krizë martese ka gjasa të jetë midis pritjes për t’u larguar nga martesa dhe për të pritur që të funksionojë. Unë u them klientëve që keni nevojë për kohë për të kaluar këtë krizë kështu që mund të qartësohemi për atë që është e drejtë dhe atë që doni,” thotë Becky Whetstone, një terapistë familjeje në Arkansas.

3. Afrohuni dhe prekni partnerin tuaj edhe nëse nuk ju pëlqen

“Kur marrëdhënia juaj është në prag të përfundimit gjëja e fundit që doni të bëni është që të afroheni me njëri-tjetrin. Megjithatë është diçka që duhet ta bëni. Shihni nëse kjo vjen në mënyrë natyrale apo të sforcuar. Mund t’i shkruani partnerit tuaj ose t’i dërgoni lule në punë. Mund të jetë diçka e sforcuar, por është një gjest që do e vlerësonte shumë,” thotë Aaron Anderson.

4. Konflikti mund t’ju shtyjë drejt rritjes

“Në çdo marrëdhënie romantike ka gjithmonë një luftë për pushtet. Gjatë kësaj fazë është tendenca e të gjithëve që të jenë mbrojtës. Në këtë pozicionim të ri, të gjithë ja hedhin fajin partnerit. Kjo mund të shkaktojë një reagim jo të mirë të partnerit tuaj i cili mund të tërhiqet ose mund t’ju sulmojë. Kjo mund t’i bëjë njerëzit të jenë të pashpresë,” thotë Jeannie Ingram, një terapist nga Tennessee.

5. Përdorni “unë” në vend të “ne”

“Të gjithë e dinë se martesa është e përbërë nga dy persona. Në vend që të thoni “ne nuk biem dakord” ose “ne nuk bëjmë më seks”, përdorni fjalën “unë” për të parë se si keni kontribuar në këtë situatë. Mund të ndërtoni fjali kështu si: “Ne nuk kryejmë më marrëdhënie seksuale, por unë kam nevojë që partneri im të bëjë një përpjekje,” thotë Aaron Anderson.

6. Pyesni njëri-tjetrin nëse doni të punoni për të përmirësuar martesën

“Parashikuesi më i fortë i suksesit është dëshira për ta bërë marrëdhënien të funksionojë. Nëse të dy partnerët duan, me shumë mundësi kjo do të ndodhë,” mendon Antonio Borrello një psikolog nga Detroit.

7. Kuptoni që marrëdhëniet nuk janë gjithmonë më të lehta me një partner të ri

“Fokusohuni në rritjen tuaj. Po mund të filloni një marrëdhënie të re me dikë tjetër. mund të ndodh e njëjta gjë. Jini të vetëdijshëm në lidhje me terapinë. Nëse edhe pas saj përgjigjja është divorci, bëjeni atë pa ndjenja faji,” thotë Jeannie Ingram.

8. Nëse keni fëmijë konsideroni se vendimi juaj ka shumë rëndësi për ta

“Nëse keni fëmijë, tregojuni atyre se keni bërë gjithçka për të shpëtuar këtë marrëdhënie,” thotë Becky Whetstone

9. Përqendrohuni në atë që mund të ndryshoni në martesën tuaj

Kur partnerët vijnë për terapi, ata kanë një listë me gjëra që do të donin që partneri i tyre të mos bënte. Në vend të kësaj përqendrohuni në ato gjëra që mund të kontrolloni dhe lëreni partnerin tuaj të merret me këto gjëra. Shumë shpejt do e gjeni veten tuaj më të relaksuar, me humor më të mirë dhe marrëdhënia juaj do të funksionojë më mirë,” këshillon Aaron Anderson. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat