Fjetja me personin që e doni ul stresin

Life style

Fjetja me personin që e doni ul stresin

Më: 23 janar 2019 Në ora: 00:50
Ilustrim

Psikologët na kanë treguar me qindra herë se nëse çiftet përqafohen me njëri tjetrin derisa flenë japin shenjë të një lidhje dashurie shumë të afërt me besim të ndërsjellë.

Por duket se të flesh e përqafuar me të dashurin është një gjë e mirë për shëndetin, pra ju bën mirë.

Studiuesit në Universitetin e Pittersburghit sipas hulumtimeve të tyre kanë gjetur së fjetja duke u përqafuar me njeriun që doni ul nivelet e kortizolit ashtu si edhe e zvogëlon hormonin e stresit në gjakun tuaj.

Kjo me shumë gjasë ndodh pasi njerëzit ndjejnë siguri derisa flenë kështu.

Në të njejtën kohë, ngritja e nivelit të kortizolit në gjak mund të sjellë depression, sëmundje të zemrës dhe të dobësojë sistemin tuaj imunitar.

Shkencëtarët kanë thënë gjithashtu se të flesh në këtë pozicion ndihmon trupin që të prodhojë oxytocin, që është hormoni i dashurisë që është përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale, duke ndihmuar kështu sistemin imunitar dhe  përshpejtimin e metabolizmit tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat