Seks anal për herë të parë? Gjithçka që duhet të dini

Life style

Seks anal për herë të parë? Gjithçka që duhet të dini

Më: 23 janar 2019 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Ki parasysh se seksi anal nuk duhet të jetë i dhimbshëm nëse ai kryhet në mënyrën e duhur dhe me parapërgatitjen e nevojshme.

Prandaj në këtë artikull po sjellim 6 këshillat që duhet të kesh parasysh nëse po e provon seksin anal për herë të parë:

Ai duhet të jetë i planifikuar

Ndryshe nga seksi i zakonshëm vaginal, i cili është shumë i bukur dhe pasionant kur është “i egër” dhe i pa planifikuar, me seksin anal nuk është e njëjta situatë, pasi ai duhet të planifikohet dhe kërkon parapërgatitje si para procesit edhe gjatë vet seksit anal. E gjitha kjo është e nevojshme për të shmangur një seks të dhimbshëm, të cilin ti nuk do të doje ta provoje më sërish.

Duhet ta njohësh mirë partnerin tënd

Lidhja me partnerin është shumë e rëndësishme gjatë seksit anal. Ti duhet ta njohësh mirë partnerin dhe ti besosh atij, dhe në çdo moment kur mund të ndihesh diskomofort, duhet ti thuash atij. Prandaj nuk duhet të heshtësh për atë që ndjen në mënyrë që ti japësh mundësi partnerit të të bëjë të ndihesh sa më komode dhe sigurisht ta shijosh seksin anal.

Prezervativi është i domosdoshëm

Prezervativi nuk shërben vetëm për tu mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, por është shumë i rëndësishëm për tu mbrojtur nga infeksionet e ndryshme seksualisht të transmetueshme. Dhe në rastin e seksit anal risku i marrjes së infeksioneve është disa herë më i lartë se në rastin e seksit vaginal, prandaj sigurohu që partneri yt të përdorë patjetër prezervativ. Dhe në rast se do të kaloni në seksin vaginal, sërish partneri duhet të ndërrojë prezervativ.

Mos harroni për lubrifikantin

Lubrifikanti është gjithashtu tejet i domosdoshëm për seksin anal pasi ai zbut dhe krijon lagështi në zonën e anusit, duke e bërë më të lehtë penetrimin dhe duke rritur nivelin e kënaqësisë për ty.

Mundohu të argëtohesh

Mundohu të ndihesh sa më e lirshme dhe ta kthesh këtë përvojë të re në një argëtim të përbashkët seksual. Gjithashtu para se të fillojë faza e pentrimit, është e domosdoshme parapërgatitja e anusit përmes masazhit me gisht ose përmes lodrave speciale të seksit, por edhe vet penetrimi më pas duhet të jetë sa më gradual dhe hap pas hapi.

Stimulo zonën e klitorit

Gjatë fazës së seksit anal, mund të stimulosh vet zonën e klitorit, apo ti thuash partnerit, pasi kështu ti do të relaksohesh dhe do të ndjesh më tepër kënaqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat