Rrëfimi i 31 vjeçarit: E dashura po më çmendë në shtrat, pasi gruaja...

Life style

Rrëfimi i 31 vjeçarit: E dashura po më çmendë në shtrat, pasi gruaja...

Nga: Bota sot Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një burrë 31 vjeçar  ka rrëfyer për “The Sun”, për tradhtinë që po i bën gruas së tij me një femër më të re. Ai ka thënë se nuk e di se sit ë veprojë, të kthehet tek gruaja që nuk po e largon vet nga jeta e saj, apo tek e dashura e cila po e çmend në seks, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i plotë:

E dashur Deire: Unë kam një flirt me një vajzë që më bënë të ndihem si një hero në shtrat, ashtu si duhet të ndihet një djalë në moshën time dhe jo i refuzuar gjithmonë siç bënë partnerja ime.

Unë kam qenë me gruan time për 12 vjet. Unë jam 31 vjeç dhe ajo është 29. Djemtë tanë janë shtatë dhe pesë vjeç dhe ata janë gjithçka për mua. Në të kaluarën jeta seksuale me gruan time ishte e mahnitshme. Ne kishim një lloj jete seksuale pa barriera në çdo kohë, kudo. Ajo vishte të brendshme seksi për mua. Isha duke jetuar ëndrrën time dhe zilinë e miqve të mi. Por kur në jete erdhi djali i dytë gjërat ndryshuan mes nesh. Çdo herë që doja seks, ajo më largonte dhe kështu vazhdon të jetë.

Unë luaj futboll dhe disa nga shokët e mi në ekip kohë pas kohe. Kështu që kohë të gjatë kalojë net duke luajtur futboll. Pastaj fillova të dilja me shokët dhe kthehesha i dehur vazhdimisht në shtëpi, por përkundër kësaj gjërat me partneren vazhdonin pa ndryshim.

Image

Një natë në një bar kalova kohë me një vajzë 26 vjeçe dhe pas asaj shkuam në banesën e saj ku kaluam një natë të çmendur, seks pasionant dhe të egër. Kjo vajzë është mahnitëse dhe ajo bën gjithçka për mua, gjë që më bën të ndihem mirë. Ajo më bënë që të ndjej magjinë në dhomën e gjumit, gjë që më duhet në moshën që jam. Më pëlqen edhe më shumë sepse kjo vajzë shprehet e lumtur për një lidhje vetëm për seks.

Jam munduar të bisedoj me gruan time për të rregulluar raportin, por ajo më thotë të gjej dikë më të re ashtu siç dua unë.

Unë e kam gjetur, por ndjej se jam buzë shkëmbit dhe nuk di si të veproj. Të shkoj buzë këtij shkëmbi dhe të rrezikoj të rrëzohem, apo të kthehem pas tek gruaja ime dhe të përpiqem t’i rregulloj gjërat?

Deire i është përgjigjur: Unë e kuptoj se po ndjeheni i refuzuar, por mënyra më e përgjegjshme është të kuptoni pse jeta juaj seksuale ka shkuar kaq dhe të përpiqeni ta rregulloni atë, kështu do të rikthenit lumturinë tuaj dhe të djemve tuaj.

Është e zakonshme që lindja e fëmijës të ndryshojë gjendjen e nënës në seks, por këtu duhet të pyesni edhe veten se sa i përgjegjshëm jeni ju si baba, sa shumë i ndihmoni partneres rreth fëmijëve.

Nëse e dashura juaj ndihet e urryer duke qenë prind dhe amvise gjatë gjithë kohës, ndërsa ju luani futboll dhe dilni në qytet, nuk është çudi që ajo nuk mund të përkushtohet tek ju në seks.

Kështu që largohuni nga vajza tjetër dhe veproni si një mashkull i vërtetë për partneren. Kështu mund ta bindni edhe partneren tuaj që jeni shumë të ri për të mos pasur një jetë seksuale të mirë.

Këshilla mund të gjeni edhe tek artikulli im mbi ringjalljen e dëshirës për seks tek një grua./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat