Rrëfehet 27 vjeçarja: Bëj seks me shokun e ngushtë, tani kam filluar...

Life style

Rrëfehet 27 vjeçarja: Bëj seks me shokun e ngushtë, tani kam filluar...

Nga: Bota sot Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Në një rrëfim historie tek The Sun një vajzë ka kërkuar ndihmën e psikologes për të zgjidhur problemet e saj, përcjellë “Bota sot”.

Ajo ka thënë se ka të dashur, por në të njëjtën kohë ka marrëdhënie seksuale me shokun e saj të ngushtë, të cilin e kishte njohur dy vite më parë në një projekt ku kishin punuar së bashku.

Ajo thotë se nuk është e kënaqur në lidhjen seksuale me të dashurin e saj, ndërsa shoku arrin t’i ofrojë kënaqësi për të cilën as nuk e kishte ditur se kishte nevojë.

Psikologia i kërkon që të gjej një zgjidhje për jetën e saj dhe të bisedojë edhe me të dashurin për të shpëtuar lidhjen, por edhe me shokun për t’i dhënë kohë.

Historia e plotë:

E dashur Deidre: Edhe pse kam të dashur, bëra seks me shokun tim më të mire dhe tani më duket se po dashurohem në të.

Me shokun tim u takova për herë të parë para dy viteve kur po punonim në një projekt në Londër, kështu që për herë të parë mu duk se takova një mik të vërtetë. Pas kësaj vazhduam të shkruanin me njëri-tjetrin vazhdimisht. Kishte një lidhje të fortë mes nesh

Duhej të punonim një natë më vonë dhe më pas më ftoi për një pije.

Në fillim nuk isha e sigurt, por mendova se nuk do të kishte asnjë të keqe. Ne kaluam momente shumë të mira dhe kuptuam se kishte shumë gjëra të përbashkëta. Ai sugjeroi që të shkojmë në dhomën e tij të hotelit më pas. Unë me të vërtetë duhet të kisha refuzuar por po ndihesha pak e pamatur atë natë.

Sapo ishim në dhomë ai arriti të më kapte në krahët e tij. Ne u puthëm me pasion dhe përfunduam seksin më të pabesueshëm. Në fakt, ishte seksi më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Ai ishte shumë aventurous dhe sensual.

Më pas jam takuar me të disa herë që gjoja si një mik, por ne kemi marrëdhënie seksuale çdo herë.

Nuk është e lehtë për ne që të jemi së bashku ndërsa jetoj në bregun jugor dhe ai është në Essex.

Dashuria ime për partnerin nuk ndryshon. Ne jetojmë së bashku, por ai mendon se netët e mia janë të lidhura me punën. Unë jam 27 vjeç dhe ai është 36 vjeç. Ndërsa miku im është 29 vjeç.

I dashuri im dhe unë nuk kemi marrëdhënie seksuale. Ne vetëm puthemi dhe përqafohemi. Nuk është ideale, por mendoja se isha e lumtur. Ne kemi qenë së bashku për tre vjet.

Tani sapo shoh shokun tim nuk mund ta mohoj se kam ndjenja për të.

DEIDRE thotë: Deri tani askush nuk është lënduar , por ju lutem mos vazhdoni kështu. Ju keni shkuar shumë larg me këtë por mund të gaboni.

Miku juaj mund të jetë me të vërtetë i pëlqyeshëm për ju, si dhe të pasionoj ty, por ti nuk e di nëse ai do më shumë se seks Edhe nëse të do a mendon ti se ai mund të të besoj, përderisa ke bër seks me të edhe pse ke qenë në lidhje.

Bisedoni me shokun tuaj dhe thuani se duhet të ndërpreni kontaktet me të për një kohë, derisa të gjesh një zgjidhje. Nëse ai me të vërtet të do, do ta kuptojë situatën dhe do të jap hapësirën e duhur.

Në anën tjetër bisedoni me të dashurin tuaj dhe tregoni se marrëdhënia juaj është në rrezik dhe se duhet të mundoheni ta shpëtoni dhe se jeta juaj seksuale duhet të jetë e kënaqshme për të dy./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat