Sekreti i suksesit qëndron në atë se me kë martoheni - Bota Sot
Sekreti i suksesit qëndron në atë se me kë martoheni

Life style

Sekreti i suksesit qëndron në atë se me kë martoheni

Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:18
Sipas këtij studimi, personat me bashkëshort/e që i mbështesin janë më të prirë t’i japin vetes shanse për të shënuar sukses

Qoftë nëse e keni kuptuar deri tani apo jo, suksesi dhe pikëpamja juaj mbi jetën varet gjithashtu edhe nga njerëzit me të cilët e rrethoni veten.

Këtë e ka dëshmuar edhe shkenca së fundmi, ku shkencëtarët kanë thënë se suksesi personal varet nga ajo se me cilin person martoheni.

Studimi, i cili është publikuar së fundmi, tregon se bashkëshortët mund të kenë ndikim të madh në vendimet që i merrni, rrjedhimisht duke kontribuar fuqishëm në suksesin apo dështimin tuaj.

Sipas këtij studimi, personat me bashkëshort/e që i mbështesin janë më të prirë t’i japin vetes shanse për të shënuar sukses.

Hulumtuesit kanë kryer disa eksperimente, përmes së cilave kanë konstatuar se personat me partner inkurajues dhe mbështetës janë më të prirë të garojnë në gjëra të ndryshme dhe duke pranuar sfida të reja.

Çiftet të cilët kishin vendosur të përballeshin me sfida të reja kishin raportuar për lidhje më të lumtura, për pjekje individuale, për mirëqenie më të mirë mendore dhe kishin qenë në përgjithësi më të lumtur sesa çiftet tjera.

Ndoshta dëshmia më e mirë se suksesi juaj varet nga personi me të cilin/cilën martoheni është duke i analizuar çiftet e famshme. Pra, merrni shembull Barack dhe Michelle Obaman, Mark Zuckerberg dhe Pricilla Chan-in, Jay-Z dhe Beyonce-n, etj.

Pra, nuk është befasi që nëse e keni dikë që beson në ju, do të keni vetëbesim më të madh dhe do të ndërmerrni më shumë vendime të rrezikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...