Zbuloi tradhtinë e partnerit pak para dasmës, nusja mori hak duke e turpëruar para gjithë të ftuarve

Life style

Zbuloi tradhtinë e partnerit pak para dasmës, nusja mori hak duke e turpëruar para gjithë të ftuarve

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:31
Ilustrim

Për shumë vajza, dita para dasmës është e mbushur me emocione dhe e njëjta gjë ka qenë edhe për Kejsin*, deri në momentin që mori vesh të vërtetën shokuese. Nga disa screenshot-e mesazhesh që i erdhën një ditë para dasmës, kuptoi që i fejuari i saj, Aleksi*, e kishte tradhtuar. Dashnorja e Aleksit i kishte dërguar mesazhet që kishte shkëmbyer me të fejuarin e saj duke i shkruar: “Unë nuk do të martohesha me të, po ti?”

Në këto mesazhe, Aleks e kishte krahasuar dashnoren me të fejuarën e tij duke u shprehur se kjo e fundit nuk dinte të bënte as gjysmën e gjërave që dinte të bënte ajo në shtrat. Po ashtu, ai kishte pranuar se nuk kishte krijuar kurrë një lidhje kaq të fortë më parë. Kejsi shpërtheu në lot, por më pas e mblodhi veten dhe vendosi të mos e anulonte dasmën, por ta turpëronte të fejuarin duke lexuar mesazhet para gjithë të ftuarve.

“Mora frymë thellë dhe u përballa me miqtë dhe familjarët tanë. U thashë gjithë të vërtetën për Aleksin duke lexuar çdo mesazh me zë të lartë para tyre”, -ka treguar Kejsi. Aleksi dhe shoqëruesi i tij u larguan nga kisha, ndërsa Kejsi iu drejtua të ftuarve: “Sot nuk do të ketë dasmë, por do të ketë një festë të madhe për ndershmërinë dhe gjetjen e dashurisë së vërtetë, edhe kur ajo dhemb”. Dhe më pas të gjithë kanë festuar.

*Emrat janë ndryshuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat