Bashkëshorti im fantazon për gra të tjera, si t`ia bëj?

Life style

Bashkëshorti im fantazon për gra të tjera, si t`ia bëj?

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:53
Ilustrim

Rasti i radhës në rubrikën Ask E.Jean në Elle ka të bëjë me një problem të një çifti të martuar prej tetë vitesh. Martesa shkon më së miri, vetëm se ka një problem të vogël; ai fantazon për gra të tjera. Dhe në këtë rast nevojitet ndihma e ekspertes.

Foto ilustruese

“Jam një stiliste e martuar lumturisht prej tetë vitesh. Bashkëshorti im është një burrë i mirë dhe unë nuk jam një grua xheloze dhe posesive. Por, kur kryejmë marrëdhënie ai fantazon për ndonjë grua tjetër dhe e thotë emrin e saj me zë të lartë. Ia kam thënë vazhdimisht që nuk më pëlqen kjo gjë, por nuk ka asnjë ndryshim. Dhe më keq akoma, gratë për të cilat fantazon, ndonjëherë janë njerëz që i njoh. Jam pro eksperimenteve seksuale, por kjo është qesharake. Të lutem më ndihmo!”

Përgjigje:

99% e meshkujve pas tetë viteve martesë fantazojnë për gra të tjera, 1%-shi tjetër kanë vdekur. Por është tjetër gjë të fantazosh për gra të tjera dhe tjetër gjë të thuash emrin e tyre gjatë marrëdhënies seksuale. Kështu që, i thuaj ta qepë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat