Pa depiluar dhe krenare

Life style

Pa depiluar dhe krenare

Më: 24 janar 2019 Në ora: 07:46
Laura Jackson

Për shumë, Janari është një muaj për të provuar gjëra të reja pasi përkon me nisjen e një viti të ri. Edhe për një grup femrash, ky Janar shënoi nisjen e një fushate të pazakontë, atë të qëndruarit pa depiluar.

Ishte studentja Laura Jackson e cila nisi fushatën e quajtur Januhairy (Janari me lesh) për të mbledhur para për Body Gossip, një shoqatë bamirësie që promovon trupin nëpërmjet të shkruarës kreative dhe dramës në shkolla dhe universitete.

Fushatës së saj iu bashkuan shumë femra në mbarë globin dhe tanimë këto të fundit po tregojnë progresin e tyre në rrjete sociale.

Vetë Laura duke folur për Mirror tha: “Personalisht unë i dua qimet që kam në trup dhe jam shumë entuziaste që t’i zgjas edhe më shumë”.

Studentja 21-vjeçare ka marrë një mori fotosh nga femra nga shtete të ndryshme, të cilat kanë vendosur t’i bashkohen nismës së saj, duke mos u depiluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat