Një vajzë ka shkruar për psikologen e The Sun, ku ka kërkuar ndihmë se si të veprojë me jetën e saj. Ajo ka lidhje me ish të dashurin e motrës së saj dhe për këtë nuk e di se si do ta pranojë familja e saj.
Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të vajzës:
I dashuri im i ri është ish i dashuri i motrës time dhe jam e shqetësuar se çfarë do të mendojë familja ime kur të kuptoj lidhjen time pasionante me të ish të dashurin e motrës.
E dashur Deidre: Çfarë do të mendojë familja ime kur të kuptoj se kam lidhje me ish të dashurin e motrës time?
Motra ime ka pasur marrëdhënie seksuale me këtë burrë, edhe pasi marrëdhënia e tyre kishte mbaruar, ajo u martua me dikë tjetër.
Unë jam 43 vjeç dhe e di që nuk duhet të isha lidhur me të, por e di se ai gjithmonë ka ndjerë diçka për mua.
Kur motra ime dhe ai u ndanë, unë nuk mund të rezistoja më. Kam pranuar të shkoj me të për fundjavë. Ishte një hotel i këndshëm në një mjedis të bukur dhe kaluam orë në shtrat duke bërë seks.
Ai thotë se marrëdhënia e tij me motrën time ishte thjesht për seks ndërsa ai me të vërtetë më do mua.
Kjo është përgjigja e psikologes për vajzën:
Nëse ai nuk është më me motrën tuaj dhe ajo tani është e martuar me dikë tjetër, ai është i lirë të zgjedhë një partner të ri.
Unë nuk besoj se kjo ju ndalon të keni marrëdhënie me të. Motra jote ka ecur para me jetën e saj dhe kjo nuk do të jetë më problem.
Shpjegojani situatën ngadalë motrës tuaj dhe kërkoni mirëkuptimin e saj. Pastaj pjesa tjetër e familjes do të pajtohet./BS/