Këpucët Chanel të cilat nuk kanë dalë nga moda për 70 vite

Life style

Këpucët Chanel të cilat nuk kanë dalë nga moda për 70 vite

Më: 25 janar 2019 Në ora: 17:25
Këpucët Chanel

Kur është fjala për gjërat që nuk dalin asnjëherë nga moda, padyshim se këpucët Channel janë në mesin e tyre sepse nuk kanë dalë nga moda qe disa dekada.

Ato janë prodhuar para 70 viteve, ndërkaq zonjat janë të interesuara pas tyre sepse përshtaten në mënyrë të përsosur me stile të ndryshme të veshjes.

Edhe pas 70 viteve prej se janë prodhuar, ato ende janë sinonim i elegancës.

Fillimisht, ato ishin bërë në formë katrori, por pastaj ishin prodhuar edhe me forma tjera.

Dizajneri i njohur, Coco Chanel, kishte pasur një vizion për këto këpucë qysh nga fillimi i hershëm, ndërkaq kombinimi i ngjyrave ka pasur domethënien e vet: ngjyra pothuajse e verdhë ka qenë simbol i lëkurës së njeriut, ndërkaq e zeza për arsye praktike.

Sot, këto këpucë mund të gjenden në ngjyra të ndryshme dhe vetëm sa jua shtojnë elegancën kur i mbathni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat