Thënie inspiruese nga Jay-Z për jetën dhe suksesin

Life style

Thënie inspiruese nga Jay-Z për jetën dhe suksesin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 17:27
Jay Z dhe Beyonce

Shawn Corey Cater, i njohur si Jay-Z, ka pasur një adoleshencë të vështirë gjatë rritjes në Brooklyn. Fatmirësisht, zhanri hip-hop i muzikës i ka shërbyer për të ikur nga jeta e tmerrshme që mudn ta kishte pasur.

Jay-Z për herë të parë ishte shfaqur në ‘Yo! MTV Raps’ në vitin 1989. Bashkë me Jaz-O, mentori i tij atëkohë, këngëtari kishte filluar të bënte historinë në industrinë e këtij zhanri.

Ishte ajo kohë kur Shawn ishte bërë Jay-Z, duke e zgjedhur pseudonimin pjesërisht nga konsiderata për Jaz-O, dhe pjesërisht si referencë për J/Z, stacioni i metros afër vendit ku ai jetonte.

Në mënyrë që ta financonte labelin e tij ‘Roc-A-Fella Records’, Jay-Z kishte shitur albume nga vetura e tij.

Jay-Z njihet edhe si njëri prej investitorëve më të mençur, pasi i ka arritur qëllimet e tija, ka krijuar linjën e vet të rrobave, ka investuar në biznese tjera dhe, siç e dimë të gjithë që prapa çdo mashkulli të suksesshëm qëndron një grua e fortë, ai ka pasur fatin të martohet me këngëtaren Beyonce.

Jay-Z gjithmonë ka folur hapur për jetën e tij në shumicën e këngëve dhe në vitin 2010 ai e ka publikuar autobiografinë e quajtur ‘Decoded’, një koleksion i teksteve dhe domethënieve të tyre, si dhe histori me të cilën çdo njeri mund të bashkëndjejë.

Më poshtë i keni disa thënie të Jay-Z të cilat do t’ju inspirojnë dhe motivojnë drejt rrugës së suksesit.

– “Unë nuk frikësohem nga vdekja, frikësohem se nuk do të përpiqem”

– “Ne i ndryshojmë njerëzit përmes bisedës, jo përmes censurimit”

– “Unë nuk jam biznesmen, unë jam biznes, njeri”

– “Unë nuk do të humbas, pasi që edhe në humbje, ka një leksion të çmueshëm që e mësoj, andaj unë barazohem aty”

– “Gjithçka çfarë kam janë ëndrrat. Askush tjetër nuk beson. Askush tjetër nuk mund të sheh. Askush tjetër përveç meje”

– “Le të jetë më e mira e gjërave të sotme, gjëja më e keqe e të nesërmes suaj”

– “Çdo njeriu i nevojitet një shans për të evoluar”

– “Ata flasin. Ne jetojmë. Kush brengoset çfarë thonë ata?”

– “Një njeri i mençur më ka thënë mos u fjalos me budallenj. Për shkak se njerëzit nga distanca nuk mund ta dinë se cili është cili”

– “Paraja dhe fuqia nuk ju ndryshojnë, vetëm e ekspozojnë më shumë veten tuaj”

– “Njerëzit ju shikojnë me çudi, ju thonë se keni ndryshuar. Thuajse keni punuar shumë për të qëndruar të njëjtë”

– “Ju mund ta dëshironi suksesin shumë, por për ta fituar atë, ju nuk duhet të ngecni. Nuk mund të rrëshqitni, nuk mund të flini. Njërin sy hapur, njëmend, dhe përgjithmonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat