Nëse qan kur sheh një film, do të thotë se je i fortë emocionalisht

Life style

Nëse qan kur sheh një film, do të thotë se je i fortë emocionalisht

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:20
Ilustrim

Gjatë gjithë jetës sonë, jemi munduar që të mos e japim veten me të qara në publik pasi mund të merret si dobësi. Megjithatë, e qara është mënyra e natyrshme e trupit tonë për t’iu përgjigjur dhimbjes, trishtimit dhe gëzimit të fortë.

Por disa njerëz duket se nuk janë në gjendje të mbajnë lotët e tyre kur ndodhen në kinema ose në teatër dhe shpesh konsiderohen të jenë emocionalisht të dobët.

Sipas “Healthyfoodhouse” të qash gjatë filmave do të thotë që jeni të përulur. Empatia është një aftësi që ju lejon të kuptoni se si ndjehet një person në bazë të asaj që ju dini ose situatën që po përjetoni apo sjelljen që keni.

Të qash gjatë filmave do të thotë që keni aftësinë të lidheni me gjendjen emocionale të një personi tjetër, i cili po përjeton në bazë të situatës dhe shprehjeve të fytyrës gjendjen e tij.

Empatistët janë mendërisht të fortë. Ndjeshmëria është shenjë e forcës, sepse emocionet mund të ezaurohen. Prandaj, të qash është shenjë e çlirimit dhe e njohjes. Aftësia për t’u lidhur me të tjerët do t’ju sjellë sukses në jetë, si në karrierë dhe në marrëdhënie me të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat