Gjithçka që duhet të dini përpara se të fryni buzët, nga dermatologia Erjona Shehu

Life style

Gjithçka që duhet të dini përpara se të fryni buzët, nga dermatologia Erjona Shehu

Më: 26 janar 2019 Në ora: 14:31
Erjola Shehu

Fryrja e buzëve apo “lip augmentation” është një proçedurë dermokozmetike që ju mundëson buzë më të plota e më të mbushura!

Substanca që përdoret në këtë proçedurë është Acidi Hyaluronic i prodhuar sintetikisht dhe që ngjan shumë me strukturën e Acidit Hyaluronic që e prodhon vetë organizmi.

Kolagjeni tashmë nuk përdoret më, ndërsa mbushja me dhjamë nga vetë trupi, nuk po aplikohet për shkak të efekteve të shumta anësore.

Aplikimi i Acidit Hyaluronic synon të përmirësojë:

– formën

– volumin

– strukturën

Efekti i mbushjes në buzë zgjat 6, 8 deri 10 muaj.

Mjekët që kryejnë proçedurën: Dermatologë dhe Kirurge plastikë.

Proçedura është e RREZIKSHME nëse kryhet nga JOPROFESIONISTË.

 

Para proçedurës:

Shihet së bashku me pacientin në pasqyrë çfarë do të rregullojë në buzët e tij dhe a mund të ndërhyhet. Çdo lloj ndërhyrje që del jashtë fizionomisë normale të fytyrës së pacientit është e dëmshme për pamjen e tij dhe reputacionin e profesionistit.

Pyetet pacienti nëse ka pasur së fundmi infeksion herpetik, vuan nga diabeti apo ka probleme me koagulimin e gjakut.

Aplikohet krem anestetik për të bërë mpirje të buzëve me qëllim që të mos ndjehen shqetësime apo dhimbje gjatë injeksionit.

Pas proçedurës mund të ketë shenja të vendeve ku është bërë injeksioni ose nxirje të tyre. Të gjitha këto janë të rikthyeshme, pra: zgjasin shumë pak!

 

Pyetja më e zakonshme që bëhet: “Po nëse mbaron efekti i “fillers” dhe unë nuk dua ta bëj më?

Asnjë gjë për tu shqetësuar! Buzët rikthehen siç i keni pasur.

Pyetja tjetër më e zakonshme: “Sa kushton proçedura?”

Kjo në varësi të tipit të ndërhyrjes, vendoset pas bisedës me mjekun tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat