Parashikimi i yjeve për javën 28 janar deri në 4 shkurt

Life style

Parashikimi i yjeve për javën 28 janar deri në 4 shkurt

Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:30
Ilustrim

Në përgjithësi është një javë e qetë, kryesisht me ditë mjaft pozitive në fillim dhe pak vështirësi në fund të saj. Fillimi i javës dhe veçanërisht datat 30 dhe 31, janë shumë të favorshme për një komunikim të suksesshëm dhe të sinqertë. Lajme, bisedime, takime, vizita, por dhe ide të zgjuara dhe kontakte për gjërat që ju preokupojnë do të keni deri të enjten. Nga e premtja dhe deri në fund të javës kontrolloni gjendjen psikologjike, duke mos i lënë vend zemërimit dhe nervozizmit dhe duke shmangur në të njëjtën kohë konfliktet. Në fund të javës dilni, kaloni momente të bukura dhe krijoni kontakte me njerëz, që do të ndikojnë si në jetën sentimentale ashtu dhe në financat tuaja. Kujdes të shtunën, kryesisht deri në drekë! Gjithsesi këtë javë do të ndjeni se pengesat drejt rrugës së lirisë dhe të pavarësisë po eleminohen.

DASHI

Në fillim të javës, veçanërisht deri në enjten, aktivizohuni në maksimum duke bërë biseda, të cilat do të japin rrugëzgjidhje dhe do të ndihmojnë në biznesin apo karrierën tuaj. Ndihmë dhe favorizim do të keni dhe nga personat që janë pranë jush. Nga e premtja dhe deri në fund të javës kontrolloni nervozizmin dhe shmangni konfliktet, veçanërisht në ambientin e punës. Fundin e javës mund ta shfrytëzoni duke bërë një ekskursion apo një udhëtim të vogël me të dashurit dhe miqtë tuaj. Ndërsa ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të njihni njerëz të rinj, që do të ndikojnë në jetën sentimentale dhe në financat tuaja.

DEMI

Perspektiva të reja hapen për ju gjatë kësaj jave. Do të ndiheni mjaft optimistë, sepse vërtet gjërat shkojnë mirë në punën dhe karrierën tuaj. Fillimi i javës ju jep mundësinë të krijoni kontakte frytdhënëse për biznesin apo për përparime dhe rezultate më të mira në sferën profesionale. Mos i jepni rëndësi komenteve apo fjalëve që do të dëgjoni në fund të javës dhe mos i zmadhoni gjërat. Një sukses, një shans, apo një takim dashurie ju pret të shtunën dhe të dielën.

BINJAKËT

Kjo javë do të jetë shumë pozitive për ju dhe kryesisht datat 30 dhe 31 të muajit janar. Është momenti të projektoni hapat dhe jetën tuaj të mëtejshme, por njëkohësisht të veproni, të jeni aktiv dhe të komunikueshëm për realizimin e tyre. Kontakte dhe sugjerime të suksesshme do të keni këtë javë. Nga e premtja mos u ushtroni presion situatave dhe mos investoni për një projekt apo një plan, pasi ekziston rreziku të gjendeni të ekspozuar. Një njohje, apo një histori dashurie, ju pret të shtunën dhe të dielën.

GAFORRJA

Biseda të rëndësishme me temë financat dhe investimet tuaja do të keni në fillim të javës, madje disa prej jush do të jenë të preokupuar me anën ekonomike të bashkëshortit apo të bashkëpunëtorëve. Në fillim të javës do të jeni të interesuar edhe për jetën tuaj erotike. Gjërat fillojnë të vështirësohen nga e premtja, pasi konflikte dhe acarime mund të shfaqen si në ambientin e punës ashtu dhe në atë familjar. Është e domosdoshme të mos humbisni kontrollin dhe të ruani gjakftohtësinë. Raste të mira dhe shanse për punë ju presin të shtunën dhe të dielën.

LUANI

Kjo javë është mjaft e favorshme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Bisedime dhe kontakte frytdhënëse, si dhe lajme mjaft të mira do të keni në sferën profesionale, kryesisht deri të enjten. Të njëjtin favorizim do të keni dhe në jetën personale, sepse disa prej jush do të merrni lajme të gëzuara nga të dashurit tuaj. Gjërat ndryshojnë nga e premtja dhe kërkohet prej jush të shmangni çdo veprim që nuk është ligjor. Jeta e përditshme do të jetë brenda normave, por duhet të tregoni kujdes gjatë lëvizjeve me automjet. Organizoni një udhëtim të shtunën dhe të dielën, duke kaluar momente të veçanta me të dashurit tuaj. Një takim i bukur apo një histori dashurie ju pret në fund të javës.

VIRGJËRESHA

Java është mjaft pozitive për ju. Deri të enjten do të keni mundësinë të organizoni më mirë rutinën tuaj të përditshme dhe të programoni më mirë punën tuaj. Tregohuni më elastikë, por duke dhënë njëkohësisht rëndësi dhe hollësirave. Biseda dhe kontakte me interes do të keni në punën tuaj. Nga e premtja mirë është të bëheni akoma më aktiv, me qëllim që të shmangni nervozizmin që ndikon negativisht në psikologjinë tuaj. Kujdes në marrëdhëniet ekonomike me bashkëpunëtorët dhe nëse është e nevojshme të bëni një marrëveshje financiare konsultohuni me njerëz kompetent. Gjithsesi mos shpërdoroni as lekët, por as kohën, në situata që nuk kanë çfarë t’ju japin. E shtuna dhe e diela janë të përshtatshme për të kaluar bukur në shtëpinë apo në familjen tuaj.

PESHORJA

Kjo javë është shumë pozitive dhe mjaft premtuese për ju. Fati është me ju dhe do të ndiheni bukur, plot dëshirë për flirt dhe dashuri. Për ju që jeni prindër lajme të gëzuara do të keni nga fëmijët tuaj, apo do të kaloni momente të bukura me ata. Në sferën financiare gjithashtu gjërat janë mjaft pozitive dhe përsa u përket juve që keni biznesin tuaj është moment i përshtatshëm, deri të enjten, të bëni bisedime apo të kontaktoni me njerëz lidhur me investime, të cilat do të zhvillohen me sukses. Nga e premtja situata “vrenjtet”pak në marrëdhëniet tuaja dhe në ambientin familjar, por ju dini si të silleni me diplomaci dhe të shmangni konfliktet. E shtuna dhe e diela ju premton një njohje të re, që shumë shpejt mund të zhvillohet në një histori dashurie, prandaj dilni dhe pranoni ftesat që do të keni.

AKREPI

Ngjarje apo lajme të gëzuara do të keni gjatë kësaj jave, veçanërisht deri të enjten, në familjen tuaj. Punime për përmirësimin e kushteve, vizita dhe bisedime lidhur me shtëpinë do të jenë disa nga temat e agjendës suaj. Në sferën profesionale situata është shumë pozitive, por mbi të gjitha besimi dhe siguria në vetvete reflektojnë duke sjellë rezultate mjaft të kënaqshme në financat tuaja, të cilat do t’i shijoni në fund të javës. Nga e premtja të jeni më të përmbajtur në komunikim, kujdes se çfarë do të thoni dhe njëkohësisht shmangni nxitimet dhe tendencat për aksidente të vogla.

SHIGJETARI

Fillimi i javës, veçanërisht deri të enjten, ju gjen mjaft të komunikueshëm dhe me kontakte premtuese dhe frytdhënëse për zhvillimin e biznesit apo të karrierës suaj. Nuk do të mungojnë dhe propozime apo sugjerime të reja për punë, por mirë është të mos nxitoheni. Në financat tuaja tashmë keni vendosur një stabilitet dhe duhet ta ruani atë, prandaj është e domosdoshme të shmangni shpenzimet e tepërta dhe riskun, nga e premtja deri në fund të javës. E shtuna dhe e diela janë fantastike për të kaluar bukur me të dashurit tuaj, por dhe me kolegët duke krijuar rrethanat për arritje të mëtejshme në sferën profesionale.

BRICJAPI

Kjo javë është mjaft pozitive për financat tuaja. Do të keni të ardhura mjaft të kënaqshme nga burime të ndryshme. Datat 30 dhe 31 të muajit janar do të jenë mjaft të përshtatshme nëse doni të bëni marrëveshje për të rritur akoma më shumë financat tuaja. Janari ishte disi i vështirë për ju dhe ndoshta jeni pak të ngarkuar me mërzitje dhe nerva, të cilat mund t’ju udhëheqin në shpërthime nga e premtja. Kanalizoni tensionin që ndjeni brenda jush në drejtime të tjera pozitive (stërvitje, sport) duke shmangur konfliktet dhe aksidentet e vogla, duke ruajtur qetësinë dhe gjakftohtësinë. E shtuna dhe e diela janë të përshtatshme për të kaluar momente të bukura në shtëpinë tuaj me të dashurit.

UJORI

Aspekti më pozitiv i javës zhvillohet në shenjën tuaj, i cili ju bën mjaft aktiv dhe komunikues, plot kontakte dhe biseda të rëndësishme për marrëdhëniet personale, por kryesisht për ato profesionale. Do të keni propozime dhe sugjerime me interes për financat tuaja, të cilat nuk duhet t’i lini pa i shfrytëzuar. Nga e premtja do të kërkoni qetësinë, të cilën vështirë ta gjeni dhe takime që ndoshta keni lënë do të anulohen nga faktorë të jashtëm. Bëni durim, pasi nga e shtuna në drekë dhe të dielën skena ndryshon dhe gjërat bëhen më interesante, duke ju premtuar takime me miq të vjetër dhe të rinj, që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin tuaj. Të njëjtin favorizim do të keni dhe në jetën sentimentale, diku në ambientin miqësor do të takoni dashurinë.

PESHQIT

Fillimi i javës, veçanërisht deri të enjten, është i përshtatshëm për kontakte dhe bisedime intime personale apo profesionale, të cilat mirë është të mos bëhen të njohura tek të tjerët. Këto bisedime do t’ju udhëheqin në zgjidhjen e problemeve apo të çështjeve që ju preokupojnë. Nga e premtja përqëndrohuni në financat tuaja, duke shmangur shpenzimet e tepërta, pavarësisht nga suksesi ekonomik që mund të keni të shtunën dhe të dielën. Gjithsesi është momenti të realizoni qëllimet tuaja, natyrisht duke ndjekur një taktikë të caktuar, e cila ju jep mundësinë të përqëndroheni dhe në hollësitë e gjërave. Shanse dhe perspektiva në punën tuaj paraqiten në fund të javës, të cilat do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat