Personat që qajnë gjatë një filmi janë më të fortit nga të gjithë

Life style

Personat që qajnë gjatë një filmi janë më të fortit nga të gjithë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:57
Ilustrim

Gjatë tërë jetës sonë jemi mësuar t’i shtypim emocionet tona, dhe na është thënë se qarja është shenjë e dobësisë dhe arsye për turp.

Por, qarja është një mënyrë natyrale e trupit për t’i reaguar dhimbjes së fortë, mërzisë dhe gëzimit.

Me kohën, ne mësohemi t’i ndalim lotët dhe ta shprehim veten në një sjellje më të përshtatshme. Megjithëse, disa njerëz janë të paaftë t’i mbajnë lotët kur janë në kinema apo teatër, dhe shpeshherë ata konsiderohen si të dobët emocionalisht.

Sidoqoftë, ne jemi këtu për t’i thyer këto stereotipe, pasi që këta njerëz janë shumë më të fortë sesa ç’besojmë ne.

Më saktësisht, këta njerëz janë shumë të mëshirshëm dhe kanë tendenca të identifikohen me njerëz tjerë, përpiqen t’i kuptojnë ndjenjat dhe motivet e tjerëve.

Mëshira është aspekt krucial i inteligjencës emocionale, ndërkaq kjo aftësi është prezente te liderët më të mirë dhe individët më të suksesshëm. Këta njerëz janë të fortë mendërisht dhe dinë s’i të bashkëndjejnë me tjerët dhimbjen, mërzinë dhe lumturinë. Veç kësaj, janë shumë zemërgjerë dhe të shoqërueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat