6 gjëra që të gjithë meshkujt duan në shtrat, por nuk kanë guxim t’ua kërkojnë partnereve

Life style

6 gjëra që të gjithë meshkujt duan në shtrat, por nuk kanë guxim t’ua kërkojnë partnereve

Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Në qoftë se doni që lidhja juaj të funksionojë, përveç komunikimit, duhet t’i kushtoni rëndësi edhe marrëdhënieve intime.

Megjithatë shumë çifte e privojnë veten nga kënaqësia pasi tremben dhe u vjen turp t’i kërkojnë partnerit/partneres të guxojë pak më shumë. Gaboheni nëse mendoni që femrat janë ato më me turp, meshkujt gjithashtu stepen në një situatë të tillë.

Më poshtë po ju sjellim 6 gjëra që të gjithë meshkujt duan në shtrat, por nuk kanë kurajo t’ua kërkojnë partnereve të tyre.

Fjalë të pista gjatë seksit - Janë të shumtë ata që pëlqejnë “dirty talking” (fjalët e ndyra) në shtrat, ndaj meshkujt duan që partnerja e tyre ta lëshojë gjuhën disi, por nuk guxojnë pasi kanë frikë se kjo kërkesë e tyre mund të keqkuptohet.

Ta befasojnë mashkullin me kërkesa të papritura – Në seks, surprizat janë të pranueshme dhe janë të shumtë meshkujt që ëndërrojnë që ajo të bëjë kërkesa të nxehta dhe të papritura në momente intime.

Të qenit ‘’e pafytyrë’’ - Meshkujt i pëlqejnë femrat e guximshme dhe në të njëjtën kohë duan që në shtrat të transformohen në të pafytyra dhe provokuese.

Britmat - Britmat dhe klithmat gjatë seksit janë ëndrra e ndaluar e shumë meshkujve. Kur femra lëshon tinguj të tillë, eksitimi është i garantuar.

Dominimi - Dëshira më e fshehtë e të gjithë meshkujve, është që partnerja e tyre të marrë komandën e situatës dhe të fillojë të dominojë gjatë seksit. Mashkulli duhet të jetë një skllav në shërbimin e saj. 

Prekja e çdo zone erogjene – Edhe meshkujt kanë zonat e tyre erogjene dhe gjatë seksit, duan që të përkëdhelen pikërisht aty. Jo gjithmonë e kanë të lehtë të kërkojnë, pasi ndihen në siklet, ndaj femra duhet të guxojë më shumë në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat