Cili është komplimenti që e bën seksin më të mirë?

Life style

Cili është komplimenti që e bën seksin më të mirë?

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Është e mrekullueshme kur e keni një partner që ju ‘mbyt’ me komplimente të sinqerta.

Por kur është fjala për seksin, një kompliment mund të bëjë dallimin në mes të një jete të çmendur seksuale dhe asaj që është e zakonshme.

Sipas një studimi të ri, duke e ditur se partneri juaj e do trupin tuaj, lidhet me veprime shumë më të ‘nxehta’ poshtë çarçafëve.

Studimi, i publikuar në Journal of Sex & Marital Therapy, është fokusuar në 244 gra, të moshës mes 18 dhe 30 vjeçare, të cilat janë pyetur se si e shohin trupin e tyre dhe jetën seksuale.

Secila nga gratë e intervistuara ka qenë në lidhje dashurie për të paktën tre muaj dhe ka qenë aktivisht seksuale gjatë muajit të fundit.

Gratë fillimisht u pyetën për vlerësimin e trupit të tyre. Ata u kërkuan të vlerësojnë duke përdorur shprehjet si: “Ndihem mirë për trupin tim” dhe “Unë respektoj trupin tim”.

Më pas, ato duhej të përfundonin studimin nga këndvështrimi i partnerit të tyre, me vlerësime si “Partneri im ndihet mirë për trupin tim”.

Hulumtuesit më pas pyetën për jetën seksuale duke i pyetur gratë se sa shpesh ndjeheshin të eksituara, lubrifikimin, numrin e orgazmave dhe kënaqësinë seksuale.

Gratë pastaj vlerësuan në përgjithësi lidhjen e dashurisë duke marrë parasysh se sa pozitive dhe të vlerësuara ndiheshin.

Rezultati?

Sa më shumë që një grua mendonte se partneri i saj e vlerësonte trupin e saj, aq më shumë e kënaqur ishte me jetën e tyre seksuale dhe me lidhje e tyre të dashurisë, në përgjithësi.

Ato që ndjenin nivele të larta të tërheqjes nga partneri i tyre, kishin më shumë eksitim dhe orgazma – të gjitha shenjat se jeta seksuale është shumë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat