Bërja e shumë “selfie”-ve është tregues i një çrregullimi mendor

Life style

Bërja e shumë “selfie”-ve është tregues i një çrregullimi mendor

Më: 30 janar 2019 Në ora: 16:55
Ilustrim

Nevoja urgjente për të postuar një “selfie”, sipas një termi të shpikur në vitin 2014, është një çrregullim i vërtetë mendor. Për ta vërtetuar atë janë kryer një seri hulumtimesh dhe studimesh nga organizata të ndryshme.

Midis tyre, Shoqata Amerikane e Psikiatrisë, organizata kryesore profesionale e psikiatërve dhe studentëve psikiatrikë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar një sërë dyshimesh që qarkullojnë në botën akademike dhe mjekësore: “selfie” është një çrregullim i vërtetë.

Ajo përcakton njerëzit që kanë një dëshirë obsesive-kompulsive për të fotografuar veten dhe për ta publikuar në mediat e tyre sociale. Kjo dëshirë mund të motivohet nga nevoja për aprovim, vetë-pohim ose vetëvlerësim të tepërt. Një tjetër studim mbi “selfie”-t, i kryer nga Universiteti i Nottigham Trent në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me Shkollën Thiagarajar të Menaxhimit, përcaktoi tre nivele të gjendjes:

Kufizuese: kur personi bën “selfie” të paktën tri herë në ditë, por nuk i publikon ato në rrjetet sociale;

Akute: kur personi kryen të njëjtin numër “selfie”-sh dhe publikon disa në rrjetet sociale;

Kronike: është niveli më serioz, kur personi bën “selfie” në çdo kohë dhe publikon, çdo ditë, më shumë se gjashtë në rrjetet sociale.

Në Nju Delhi, Indi, gjashtë të rinj u shtruan në spital, pasi familjet e tyre raportuan dismorfofobinë e tyre. Kjo do të thotë, një çrregullim dismorfik të trupit, një çrregullim psikiatrik që gjithmonë të bën të besosh se je i shëmtuar ose deformuar. Ky obsesion është bërë mjaft i përhapur, sepse me kalimin e viteve rrjetet sociale janë bërë vendi ku formohet identiteti.

Ato janë një fazë e vërtetë, janë bërë pasqyra jonë dhe kufiri ynë i përkufizimit të personalitetit. “Selfie”-t jetojnë sipas ndarjes së tyre. Ndonjëherë studiohen shumë, me filtra dhe nganjëherë hidhen siç janë. Gjithmonë me shqetësimin e pranimit, pa të cilën duket se asgjë në jetën individuale nuk ka vlerë. Një nga ekipet që po studion fenomenin në thellësi, ka formuluar një test në të cilin përgjigjet variojnë nga 1 në 5.

Nëse ju përgjigjeni 1 ju nuk jeni dakord, deri në 5 identifikon që jeni plotësisht dakord.

Le ta provojmë:

Publikoj “selfie”-t e mia për të krijuar një konkurrencë të shëndetshme me miqtë dhe kolegët e mi;

“Selfiet” tërheqin shumë vëmendje në mediat sociale;

Niveli im i stresit zvogëlohet kur bëj “selfie”;

Unë ndihem më i sigurt kur bëj një “selfie”;

Jam më e pranuar brenda një grupi kur publikoj “selfie” në rrjetet sociale;

Ndihem më në gjendje të shpreh veten në mjedisin shoqëror përmes ndarjes së “selfie”-ve;

Të bëj “selfie” me poza të ndryshme rrit statusin tim shoqëror;

Ndjehem më e pranuar dhe më popullore kur publikoj “selfie”.

Bërja e shumë “selfie” përmirëson gjendjen time dhe më bën më të lumtur;

“Selfie”-t rrisin vetëbesimin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat