Historia e 45-vjeçarit: Kam bërë seks me shoqen adoleshente të vajzës sime, tani kam frikë se…

Life style

Historia e 45-vjeçarit: Kam bërë seks me shoqen adoleshente të vajzës sime, tani kam frikë se…

Më: 30 janar 2019 Në ora: 18:08
Ilustrim

E di që duhej të kisha njohur një femër të moshës time, por kam kryer marrëdhënie me shoqen e vajzës sime.

Jam 45 vjeç dhe kam tetë vite i divorcur. Ish-bashkëshortja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe vendosi që të ndahej nga unë, për të qëndruar me të dashurin e saj.

Kështu e nis letrën 45-vjeçari drejtuar psikologes të “The Sun”:

Vajza vendosi të qëndronte me mua. Kam dashur gjithmonë më të mirën për të, e si pasojë vendosa që kohën time t’ja kushtoja asaj dhe nuk kisha mendje që të krijoja një lidhje tjetër. Tani ajo është 18 vjeçe dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ajo ka vite që ka një shoqe të moshës së saj dhe që jeton pranë lagjes sonë. Edhe pse shoqja e la shkollën në moshën 16-vjeçare, ato sërish janë mike.

Kjo vajzë është e lidhur prej kohësh me një djalë. Disa muaj më parë e pashë në një gjendje të tmerrshme, po qante shumë dhe vendosa që t’i bëja një kafe.

Më tha nëse mund të qëndronte në shtëpinë time pasi ishte zënë keq me të dashurin dhe se prindërit e saj nuk ishin në banesë. Kishte qëndruar edhe më para në shtëpinë time, kështu që pranova,

U ulëm në divan duke parë televizion dhe hapa një shishe verë. Papritur mu afrua dhe më vendosi duart në qafë. I thashë se çfarë po ndodhte, e mu përgjigj se gjithmonë më kishte patur fiksim.

U mundova që të largohesha, por ajo më puthi dhe e gjeta veten duke iu përgjigjur puthjes së saj. U ndjeva mirë që një vajzë e re më pëlqente mua, si dhe kisha shumë kohë pa bërë seks. Atë ditë përfunduam në shtrat duke bërë seks.

Mëngjesin tjetër ajo vendosi që të rikthehej me të dashurin e saj. Unë i kërkova që ta mbante sekret atë që ndodhi mes nesh nga vajza ime, pasi nuk dua që ajo të ketë probleme me studimet.

U ndjeva keq që bëra seks me të, por nga ana tjetër i thosha vetes se nuk kam bërë asgjë të gabuar. Që nga ajo kohë, kemi kryer marrëdhënie edhe katër herë të tjera. Fatkeqësisht nuk përdora mbrojtës.

Herën e fundit që shkuam bashkë, ajo më dha lajmin tronditës që është shtatzënë e se unë mund të jem babai i fëmijës. Ajo ka ndërmend që ta mbajë fëmijën dhe t’i thotë të dashurit se është i tij.

Por mua më vjen inat që dikush tjetër të rrisë fëmijën tim. Jam shumë keq, nuk e di se çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Ti duhej të kishe marrë masa mbrojtëse kur ke bërë seks, pasi tani shumë njerëz do të vuajnë pasojat e kësaj lidhje të fshehtë.

Ajo është vetëm një adoleshente 18-vjeçare dhe mesa duket nuk është se ka një lidhje stabël me të dashurin e saj. Madje ajo nuk ka as një lidhje serioze me ty.

Nëse ajo vendos që t’i shkojë deri në fund shtatzënisë, atëherë kur të lind fëmija mund të bëni një test ADN-je. Në të kundërt do të ketë shumë dyshime se i kujt është foshnja.

Nëse fëmija është i juaji, ju duhet që ta ndihmoni atë financiarisht në rritjen e tij, e shpresoj që të kujdeseni njësoj si për vajzën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat