Si të arrish foton perfekte, truket për t’u dukur bukur kur pozon

Life style

Si të arrish foton perfekte, truket për t’u dukur bukur kur pozon

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 06:26
Ilustrim

Në fillim i kanë përdorur vajzat e njohura që pozonin në mbrëmje gala, por dalëngadalë këto truke janë vjedhur edhe nga vajzat e tjera që pozojnë në mbrëmjen e maturës apo të kompanisë

Ja cilat janë truket më të përdorura për t’u dukur më mirë, më elegante, më e gjatë dhe më simpatike në foto.

Krahu i hollë

Nëse do që krahu të duket më i hollë, mjafton ta vendosësh në ijë dhe ta mbash të përthyer. Sigurisht që vlen kur ke veshur një fustan bust ose pa mëngë.

Fjala sekrete

Motrat Olsen sa herë pozojnë dhe qeshin thonë fjalën “prune” ka thënë një burim për revistën ok. Provojeni dhe ju dhe mollëzat do ngrihen menjëherë.

Këmba jashtë

Kur këmbët janë pikë e fortë, vihet theksi tek ato. E gjithë gjatësia përqendrohet te një këmbë dhe pastaj tjetra nxirret pak para dhe përthyhet lehtë.

Shikimi mbi shpatull

Duhet të jesh pak e guximshme sepse ka një efekt anësor të pashmangshëm, rrudhat e qafës, port e vë në pah modelin e pasmë të fustanit. Rihanna e përdor sa herë vesh një fustan me shpinë të hapur, ngre supin, përkul shpinën dhe ul lehtësisht mjekrën mbi sup.

Këmbët e kryqëzuara

Ky është një truk shumë i mirë për t’i bërë këmbët e gjata të duken edhe më të gjata dhe ngushton edhe gjerësinë e ijëve.

Gjuha pas dhëmbëve

Nëse nuk e vendos gjuhën pas dhëmbëve kur qesh, qeshja mund të bëhet më e madhe seç duhet. Do dalin në pah më shumë mishrat dhe nuk duket aq bukur. Është një truk aktoresh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat