A duhet t’i japim një shans të dytë tradhtarëve?

Life style

A duhet t’i japim një shans të dytë tradhtarëve?

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Foto ilustruese

Në filma dhe seriale “një herë tradhtarë gjithmonë tradhtarë” nuk vihet në dyshim; një personazh që flirton dhe tradhton partnerin/en gjithmonë do e bëjë këtë gjë, por në botën reale a pranohet si një fakt i padiskutueshëm. Në vitin 2017, për klishen e përsëritjen e pabesisë u krye një studim në nivel akademik nga Arkivi i Sjelljes Seksuale (Archives of Sexual Behavior)

“Ky studim ishte i pari që na dha njohuri shkencore nëse ekziston një bazë e vërtetë shkencore që mbështet teorinë “një herë tradhtar gjithmonë tradhtar” thotë Dr. Justin Lehmiller, një hulumtues në Institutin Kinsey dhe autor i Tell Me Ëhat You Ëan. Studimi vëzhgoi sjelljet e 484 të rritur që pranuan se kishin mashtruar në marrëdhëniet e mëparshme dhe ishin të prirur për të gënjyer sërisht në marrëdhënien aktuale. Studiuesit zbuluan se njerëzit që mashtronin në një marrëdhënie ishin rreth tre herë e gjysmë më shumë të prirur të mashtrojnë përsëri. Por kjo nuk provon që klisheja të jetë një e vërtetë absolute.

Arsyet që fshihen pas një tradhtie mund të jenë të shumta, por një shkencore lidhet me mungesëninë e receptorëve që lidhen me dopaminën, duke nxitur kështu njerëzit të ndërmarrin veprime të pamenduara, vetëm për të rritur nivelin e adrenalinës dhe hormoneve të lumturisë.

Me fjalë të tjera, kërkuesit e emocioneve kanë nevojë për ngjarje më të mëdha në jetën e tyre (për shembull një tradhti) për të ndjerë të njëjtën sasi kënaqësie krahasuar me një person që mund të qëndrojë në një lidhje normale.

“Një herë mashtrues, gjithmonë mashtrues” është vetëm një mënyrë tjetër për të thënë se njerëzit që janë të paaftë të ndiejnë keqardhje dhe të ndryshojnë do të vazhdojnë të tradhtojnë, por nëse një person ndjen pasojat e veprimit e sigurtë që në të ardhmen nuk do të rrezikojë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat