Horoskopi mujor për muajin shkurt: Shikoni se çfarë ju pret në muajin në vijim

Life style

Horoskopi mujor për muajin shkurt: Shikoni se çfarë ju pret në muajin në vijim

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:37
Ilustrim

Kush do ta ketë muajin më të keq në jetë, kush do t’i ketë 28 ditë si një ëndërr e mrekullueshme

Me fillimin e këtij viti, na presin edhe gjëra të reja dhe të mira, lexoni se çfarë na kanë parashikuar për muajin shkurt astrologët në horoskopin e ri mujor.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Për ju, shkurti do të jetë muaj i cili premton suksese financiare. Është e mundshme edhe nisja e biznesit familjar, por as mirënjohjet dhe shpërblimet në punë nuk do të mungojnë. Do të arrini të gjeni drejtimin më të mirë për të cilin keni gjurmuar, gjë që do ta përjetoni si përvojë shumë të këndshme. Kjo është koha e duhur që ta avanconi karrierën dhe t’i shtoni të ardhurat.

Shëndeti: Nëse do të kujdeseni për ushqimin dhe do të ushtroni së paku dy herë në javë, nuk do të keni kurrfarë problemesh – imuniteti do të jetë në maksimum! Është i mundshëm problem me fshikën e urinës.

Dashuria: Duhet patjetër të përqendroheni në dhënie, në vend që vetëm të prisni ju të fitoni. Janë të mundshme disa vështirësi dhe grindje në marrëdhëniet dashurore, mirëpo do të prisni momente të përbashkëta tepër të bukura. Për të qenë lidhja e harmonishme, është e nevojshme që të dy të angazhoheni dhe të kaloni sa më shumë kohë bashkë. Deshtë, të cilët sapo kanë njohur partnerin, do të mund të përjetojnë zhgënjim të madh, ndërsa beqarët përfundimisht do të mund të takojnë personin e duhur.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Çdo gjë që keni planifikuar në fushën e karrierës, në shkurt mundet lehtë t’ju realizohet, nëse investoni mjaft angazhim dhe kohë. Prestigji afarist do t’ju ngrihet, më së shumti nëse pranoni sfidat dhe detyrat e eprorëve. Madje edhe nëse puna aktuale ju është bërë monotone, do të ketë aq ndryshime interesante sa që nuk do të dëshironi punësim tjetër. Demat të cilët nuk janë në marrëdhënie pune mund të sfidojnë veten në sferën e marketingut.

Shëndeti: Janë të mundshme infeksionet urinare. Pini sa më shumë lëngje dhe gjeni kohë të mjaftueshme për pushim dhe rekreacion.

Dashuria:Ndjenjat do t’i keni të përziera. Piknikët dhe darkat romantike me parterin mund të forcojnë marrëdhënien tuaj. Demat beqarë nuk do të kenë shumë fat në gjetjen e shpirtit binjak gjatë këtij muaji. Edhe në lidhjet e gjata, edhe në ato të shkurtra, do të ketë probleme, sepse ju po kaloni nëpër periudhën kur çdo gjë ju nevrikos dhe lehtë zemëroheni, gjë që partneri nuk do të dëshirojë t’ju tolerojë. Silluni natyrshëm dhe me sinqeritet ndaj partneres dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Edhe pse ju mungojnë guximi dhe gjasat e mira për avancim, vendosmëria juaj ndoshta do t’ju çojë deri atu që të vendosni të fitoni para nëpërmjet rrugëve ilegale, mirëpo rezultati i vendimit të tillë mund të jetë fatal. Mendoni mirë a ia vlen një gjë e tillë. Vetëm pas 19 shkurtit mund të prisni gjasat të cilat do t’ju ndihmojnë që të lëvizni nga vendnumërimi. Jini të kujdesshëm deri më 16 shkurt dhe lini gjërat të shkojnë rrjedhave të veta. Nuk keni arsye të brengoseni, sepse do të keni edhe ndihmën e cila do t’ju jetë e nevojshme në momentin kyç.

Shëndeti: Merruni me sport, përpiquni që të ushqeheni shëndetshëm. Disa Binjakë këtë muaj do të kenë dhembje koke, e cila do të jetë e shkaktuar nga ndryshimi i motit.

Dashuria: Dashuria këtë muaj do t’u lulëzojë të gjithë Binjakëve. Në gjysmën e parë të muajit do të keni dëshirë të flakët për lidhje fizike, derisa në pjesën e dytë do të dëshironi që të kënaqeni në çastet romantike me partnerin tuaj. Lidhja juaj me partnerin do të varet se sa e balanconi jetën tuaj në shtëpi me ambiciet tuaja. Binjakët e martuar mund të kenë moskuptimin e partnerit, por edhe grindje në pjesën e dytë të muajit. Mos e tradhtoni partnerin, do t’ju kushtojë me prishje të martesës në të cilën keni dhënë shumë mund.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Eprorët do t’jua besojnë disa projekte. Qasuni me entuziazëm dhe me kreativitet dhe suksesi do të jetë i garantuar. Do t’i studioni kufijtë tuaj, do të njihni njerëz të rinj. Megjithatë, mos e teproni – mos lejoni që puna të fillojë të drejtojë edhe aspektet e tjera të jetës suaj. Shmangni grindjet me kolegët, në dukje të parëndësishme por që do të mund të shndërrohen në konflikt serioz.

Shëndeti: Nga 15 shkurti çdo gjë do të shkojë mirë. Merruni me ushtrime dhe bëni gjumë të mjaftueshëm dhe nuk do të keni kurrfarë problemesh.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje të gjatë apo të martuar, provoni që në marrëdhënien tuaj të aplikoni diçka të re – piknik të shkurtër, lojëra seksi, çfarëdo qoftë që do t’ju kthejë dashurinë në rrjedhën e dëshiruar. Nëse nuk do t’i kushtoni kujdes dhe kohë të mjaftueshme, partneri do të mund të interesohet për dikë tjetër. Gaforret e lira do të kenë disa njohje interesante, mirëpo çdo gjë do të mbetet në raport miqësor dhe në lidhje pa obligime.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Inspirimet nuk do t’ju mungojnë, vetëm që duhet merrni iniciativë dhe suksesi dhe avancimi do të jenë para jush. Do të keni vullnet që të bëni diçka krejtësisht të re dhe me këtë mënyrë do t’i kënaqni kolegët dhe eprorët tuaj. Mirëpo për shpërblim monetar do të detyroheni të prisni pak. Luanët e papunësuar do të mund të zgjedhin – ofertat shpejt do të fillojnë t’u arrijnë!

Shëndeti: Do të jeni plotësisht të shëndetshëm. Nga fundi i muajit angazhohuni më shumë rreth imunitetit, janë të mundshme ftohjet.

Dashuria: Fillimi i muajit sjell takime interesante. Nëse tashmë jeni në lidhje apo të martuar, kushtoni pak më shumë kohë dhe dashuri njëri-tjetrit dhe dashuria do të lulëzojë sikur në fillim.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Për pjesëtarët e shenjës së Virgjëreshës, shkurti nuk është muaji më i volitshëm për karrierë. Të punësuarit do të jenë nën trysni të madhe, janë të mundshme mospajtimet me kolegët… Gjithsesi, në punë zotëron atmosferë shumë negative. Edhe pse do të keni forcë dhe vullnet që ta përmirësoni situatën dhe t’i respektoni afatet, nuk do t’i arrini të gjitha deri në fund të muajit. Bëhuni i durueshëm dhe prisni muajin mars. Njësoj vlen edhe për të papunësuarit – shkurti nuk sjell shumë shanse për punësim.

Shëndeti: Vetëm nëpërmjet ushtrimeve intensive do të arrini që të liroheni nga stresi i grumbulluar. Pushoni dhe gjeni mënyrë për relaksim, do t’ju nevojitet gjatë kësaj periudhe të lodhshme.

Dashuria: As në sferën e dashurisë dhe të familjes nuk do të ketë shumë ngjarje pozitive. Shumica e lidhjeve do të bien në kriza të mëdha, do të mbijetojnë vetëm dashuritë e vërteta dhe të forta, mirëpo vetëm nëse angazhohen të përmirësojnë marrëdhënien e tyre. Virgjëreshave beqare u buzëqeshin njohje të mira, mirëpo nuk është momenti i mirë për fillim të lidhjeve emocionale.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Kjo është periudha kur duhet të uleni dhe të mendoni mirë se çfarë ndryshimesh dëshironi të keni në punë. Ndoshta është koha e duhur edhe të ndiqni dëshirat tuaja dhe të ndërroni profesionin. Këtë do të mund të realizoni me sukses më 5 dhe 7 shkurt, pra, kur është fjala për punën, çdo gjë do t’ju shkojë për dore. Të papunësuarit le të bëhen gati, kjo është periudhë e mirë që përfundimisht të marrin ofertë të shkëlqyeshme afariste.

Shëndeti: Do të jeni përplot me energji. Përgjithësisht shëndeti është i mirë, mirëpo kushtoni kujdes gjëndrës tiroide.

Dashuria: Peshoret beqare më nuk do të mund ta quajnë veten kështu – i pret lidhje e zjarrtë dhe shumë romantike me personin të cilin do ta njohin në fillim të muajit. Peshoret të cilat kanë gjetur shpirtin e tyre binjak, do të kënaqen me momentet e mrekullueshme të përbashkëta. Është e mundshme shtatzënia.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Para Akrepave është një vendim shumë i madh dhe i rëndësishëm. Ndoshta më mirë është që të konsultoheni me shefin dhe bashkërisht të studioni cili do të ishte veprimi më i mirë, në mënyrë që të gjithë të jenë fitimtarë. Cilëndo rrugë që të niseni sa i përket punës, do të jepni maksimumin tuaj dhe shpërblimi nuk do të mungojë. Të papunësuarit do të duhet të presin marsin, posaçërisht nëse kërkojnë punë në teknologjinë informative dhe në tregti.

Shëndeti: Përfundimisht po e kuptoni që për shëndetin duhet të kujdeseni shumë. Është koha që përfundimisht të filloni t’i kushtoni kujdes ushqimit, por edhe aktivitetit fizikisht.

Dashuria: E gjitha që duhet të bëni është që të dëgjoni zemrën tuaj. Nëse keni ndjenjën që ajo nuk është e duhura, mos humbni kohë, por hiqni dorë dhe vazhdoni tutje. Njësoj vlen edhe për Akrepat beqarë – nëse instinkti ju thotë JO, dëgjojeni.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Keni inspirim dhe një grumbull idesh. Përpunoni hollësisht të gjitha planet para se t’i ekspozoni, në mënyrë që të mos kuptoheni gabimisht. Çdo projekti të cilit këtë muaj do t’i përkushtoheni me zell, do të ketë sukses të madh. Pjesëtarët e pakënaqur të shenjës së Shigjetarit mund të presin ofertë të mirë për punë në profesionin e tyre, posaçërisht nëse është fjala për mjekësinë dhe punën në kompjuter.

Shëndeti: Ndjeshmëria ndaj ndryshimeve të motit do të sjellin rënie të imunitetit dhe ftohje, nëse nuk do të angazhoheni dhe nëse nuk do t’i ndryshoni shprehitë e këqija, të cilat po jua rrezikojnë shëndetin.

Dashuria: Do të shkëlqeni nga vetëbesimi, prandaj karizmi juaj do të joshë gjininë e kundërt mu sikur magnet. Beqarët do të mund të zgjedhin me kë do të fillojnë lidhjen, ndërsa pjesëtarët të cilët janë në lidhje apo të martuar, vështirë se do të përballojnë sfidën, sepse përnjëherë do të gjenden në shoqëri të shumë njerëzve të famshëm. Lidhjet të cilat i fillojnë tani, është më se e sigurt që në afat të shkurtër do të rezultojnë me martesë, madje edhe me trashëgimtarë.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Është momenti i duhur që t’ia nisni nga fillimi. Edhe të punësuarit edhe të papunësuarit. Puna e cila nuk ju sjell lumturi, as përkrahje profesionale, nuk ju nevojitet. Së shpejti do të vini në pikën kur më nuk do të mund të përballeni me gjithë këtë stres. Nuk është periudhë e mirë për të papunësuarit – angazhimin të cilin e japin në dërgimin e përhershëm të paraqitjeve dhe të intervistave nuk do të mund të ketë sukses këtë muaj.

Shëndeti: Jeni shumë të prirë ndaj ftohjeve dhe viruseve. Assesi ta kuptoni që ushqimi dhe joaktiviteti nga të cilat nuk i dëshironi që të hiqni dorë nuk ju sjellin asgjë të mirë.

Dashuria: shkruani partnerit këngë, gëzojeni me racion shtëpiak, me surprizë seksi… Madje edhe kur angazhoheni shumë pak, do t’ju kthehet shumëfish. Para Bricjapëve beqarë është një takim vendimtar, aventurë të cilën do ta mbajnë në mend përgjithmonë, se sa do të zgjasë kjo do të varet vetëm nga ju.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Komunikimi me kolegët dhe me eprorët është në nivelin më të lartë dhe kjo do t’ju sjellë prestigj të mirë dhe do t’jua hapë ndonjë derë të re. Jepni çdo gjë nga vetja, përqendrohuni dhe suksesin e keni të garantuar. Megjithatë, kini kujdes – situatat e papritura kërcënojnë që çdo gjë të prishin, mirëpo do të arrini që të përballeni me to.

Shëndeti: Kënaqësia me ushqimin e pashëndetshëm i ka pasojat e veta. Imuniteti do të jetë i ndjeshëm, si edhe qarkullimi i gjakut, eshtrat dhe tensioni i gjakut.

Dashuria: I keni dy opsione – të dëgjoni zemrën dhe të jeni të lumtur, ose t’u dorëzoheni rrethanave dhe të mbylleni në vete, gjë që assesi nuk është karakteristikë e shenjës suaj. Zgjidhni fatin – do të ketë probleme të vogla, por edhe shumë kënaqësi dhe ajo që është më e rëndësishmja, do të keni liri. Ujorëve beqarë nuk do t’u jetë aspak monotone, do të dalin më shumë se që kanë dalë më parë dhe do të njohin shumë njerëz interesantë.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Peshqit mund të presin përmirësime dhe gjasa të reja në shkurt. Konfliktet me eprorët mund të rrezikojnë dukshëm atë për çka kanë punuar me zell, prandaj përpiqni që t’i kontrolloni veprimet tuaja. Më mirë është të përpiqeni të shmangni situatat e tilla. Ju presin udhëtime afariste, mirëpo edhe atje patjetër duhet të kujdeseni nga ambienti negativ.

Shëndeti: Nëse keni arritur ndjenjën e tensionit të grumbulluar që në fillim të muajit, bëni diçka për veten në mënyrë që sa më parë të qetësoheni. Nëse ia arrini të distancoheni pak dhe të qetësoheni, do të keni sukses të sillni situatën tuaj aktuale në një vend shumë më të mirë.

Dashuria: Yjet nuk parashikojnë ndryshime të mëdha kur është fjala për familjen dhe marrëdhëniet dashurore. Jeta juaj dashurore gjithmonë ndikon në mënyrë komplekse dhe të komplikuar. Peshqit që janë në lidhje mund të presin grindje dhe mospajtime gjatë gjithë muajit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat