Tiparet fizike që kanë të lindurit në shenjën e Luanit

Life style

Tiparet fizike që kanë të lindurit në shenjën e Luanit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:28
Ilustrim

Fytyra: Shumica e njerëzve të Luanit i kanë tiparet si të maceve, sidomos në fytyrë.Sytë janë shpeshherë të mëdha dhe padyshim që dallohen për zhdërvjelltësi, por edhe për shkëlqim. Ngjyra e syve mund të jetë pak në gri ose blu dhe gjithmonë duket sikur lodron një buzëqeshje në sytë e tyre. Lëkurën e kanë zakonisht në gjendje të mire dhe me ngjyrë me pigment të artë.
Trupi: Zakonisht njerëzit e shenjës së Luanit janë të gjatë, por ka edhe nga ata që janë me shtat të shkurtër.Edhe kur ata janë më të shkurtër se të tjerët në atë dhomë, ju do të vini re padyshim Luanin. Këta njerëz në përgjithësi kanë një krekosje natyrale në lëvizjet e tyre. Luanet sillen sikur të jenë madhështorë dhe bëjnë lëvizje të matura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat