Si të gjeni të dashurin që kërkoni?

Life style

Si të gjeni të dashurin që kërkoni?

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:41
Ilustrim

Keni nevojë të keni dikë pranë? E keni provuar të dilni në takime të ndryshme por sërish keni dështuar? Keni pritur me javë të tëra që ai t’ju telefonojë sërish dhe kjo nuk ka ndodhur?

Mos u mërzisni. Ka shumë mënyra sesi mund ta bëni një djalë për vete. Mjafton të jeni të bindura për të ndjekur rregullat e duhura.

Me pak përpjekje mund ta fusni lehtë në grackë një djalë, ose mund ta bëni që të bjerë në dashuri me ju. Vetëm mos u mërzisni kur telefoni juaj të mos pushojë nga thirrjet e tij. Ja disa mënyra që ju sugjerojmë:

1. Rrisni besimin në vete

Nuk do të vijë asgjë nëse nuk keni besim tek vetja juaj. Kur keni dështuar në takime të ndryshme sigurisht që vetëbesimi juaj është ulur. Por është koha të punoni për besimin. Niseni nga vështrimi në pasqyrë. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë para pasqyrës. Komunikimi me veten, do të përmirësojë gjendjen tuaj.

Në fillim do t’ju duket e vështirë, por më pas do të shihni përmirësime në mënyrën e të menduarit. Veshja është një element i rëndësishëm. Jepini rëndësi blerjeve të reja, apo kombinimeve që do t’ju bënin të dukeshit bukur dhe seksi. Mund të ndryshoni ngjyrën e flokëve, apo të jeni më të kujdesshëm në bërjen e tualetit. Thjesht mos harroni që imazhi është një element që nuk duhet anashkaluar.

2. Përcaktoni çfarë dëshironi

Është e rëndësishme të dini çfarë doni. Dhe në rastin e një të dashuri, ju duhet të dini elementët që do të donit të kishte partneri i juaj.

Shihni me kujdes të gjitha variantet që keni rrotull, dhe në fund vendosni të dilni me atë që ka disa nga cilësitë që ju kërkoni. Nuk është e thënë ti ketë të gjitha. Shumë cilësi fitohen gjatë bashkëjetesës me njëri tjetrin.

3. Shihni terrenin

Mos prisni që i dashuri të vijë e t’ju gjejë. Ju duhet të kërkoni për vendet ku mund të jenë djemtë me karakteristikat që ju kërkoni. Dhe për këtë pyesni e miqtë tuaj. Ndoshta ata mund t’ju sugjerojnë lokale, apo mjedise ku mund të bëni njohje të reja, apo mund t’ju prezantojnë me një mikun e tyre.

Përgatituni të futeni në bisedë dhe me të panjohur. Shumë shpejt një i tillë mund të bëhet i njohur për ju.

4. Përdorni rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë kthyer në hapësira ku mund të gjeni njeriun e duhur. Nëse jeni një person që i njihni rrjetet sociale mos hezitoni ti përdorni ato për qëllimet tuaja.

Dhomat e chatit, por edhe Facebook apo Instagram mund t’ju japin mundësinë të gjeni njeriun që kërkoni. Kjo pasi bashkëbisedimi është mënyra më e mirë për të kuptuar një njeri dhe për të mësuar shumë gjëra që s’do të kishit mundësi ti mësonit edhe nëse kishit dalë në një darkë së bashku.

5. Bashkëbisedimi

Mos kini frikë të nisni të bashkëbisedoni me dikë që e pëlqeni. Nëse ai nuk e bën edhe pse ju i keni lënë të kuptoni se e pëlqeni, atëherë mos ki frikë ta bësh ti lëvizjen e parë.

Përpiquni të nisni një bisedë dhe shihni se ku do t’ju çojë. Flisni për gjëra të lehta, si muzika apo filmi, dhe ndaluni në gjërat që ai pëlqen më shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat