Cila është më e shëndetshme dhe më efektive: shiriti vrapues (treadmill-i) apo vrapimi përjashta?

Life style

Cila është më e shëndetshme dhe më efektive: shiriti vrapues (treadmill-i) apo vrapimi përjashta?

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:17
Ilustrim

Përderisa moti së shpejti do të fillojë të jetë i nxehtë dhe stina e bikineve është afër, shumë njerëz janë duke kërkuar ta formësojnë trupin. Por, për ata të cilët preferojnë të vrapojnë, ende ekziston pyetja e kamotshme: a është më mirë të vraponi përjashta në mot të ftohët dhe me shi, apo të shkoni në palestër dhe të vraponi në shiritin vrapues? A është njëra nga këto dy opsione më e mirë se tjetra?

Siç duket, ekzistojnë disa dallime mes këtyre dyjave:

Energjia
Një studim ka zbuluar se vrapuesit fitojnë më shumë energji kur vrapojnë në ambient të hapur sesa në palestër, dhe vrapimi përjashta është thuajse i barabartë me vrapimin në shirit kur e keni nivelin e pjerrësisë 1 për qind.

Vlen të ceket se kjo energji të cilën e fitoni duke vrapuar përjashta vjen nga rezistenca e ajrit.

Shpejtësia
Shkencëtarët tregojnë se shiritat vrapues mund të jenë duke jua ngadalësuar shpejtësinë, dhe një tjetër studim ka treguar se vrapuesit e mbivlerësojnë shpejtësinë e tyre gjatë kohës që vrapojnë në shirit vrapues. Sipas tyre, në ambiente të hapura ju mund të vraponi më shpejt dhe më gjatë, pasi që shikimi i objekteve përreth nesh ndikon në perceptimin tonë të shpejtësisë.

Lëndimet
Vrapimi përjashta përfshin rreziqe të ndryshme, duke filluar nga ajri i ndotur, aksidentet me veturë apo edhe sulme nga nxehtësia. Sidoqoftë, shiritat vrapues e kanë një rrezik të përbashkët: ata mund të shkaktojnë dëme të nyejve dhe ligamenteve.

Shëndeti mendor
Studimet kanë treguar se vrapimi përjashta ju bën të ndjeheni më pozitivë, gjë që rrjedhimisht e bën vrapimin në ambiente të hapura më të shëndetshëm sesa vrapimin në palestër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat