Rrëfehet 37-vjeçarja: Mamaja më vodhi bashkëshortin, tani zbulova se…

Life style

Rrëfehet 37-vjeçarja: Mamaja më vodhi bashkëshortin, tani zbulova se…

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:14
Ilustrim

Nëna ime u lidh me bashkëshortin tim dhe ai zgjodhi atë e më la mua. Kjo ka ndodhur 15 vite më parë, por unë ende nuk e kam falur mamanë për çfarë më ka bërë.

Kështu e nis letrën një grua për psikologen e “The Sun”, e cila kërkon ndihmë nga ajo:

Në atë kohë isha 22 vjeçe. Ngjarja në fjalë më shkatërroi totalisht. Kalova një vit në një spital. Humba punën dhe çdo gjë tjetër. Ja dola që të vazhdoja jetën, edhe pse nuk kisha kontakt me familjen pasi mbajtën anën e mamasë.

Askush nuk donte t’ia dinte për mua. Jam martuar sërish. Ai është një burrë i mrekullueshëm, por unë ende jam e trembur. Kam dëgjuar se mamaja ime ka kancer por nuk është se më intereson shumë.

Dëgjoj lajme të mira apo të këqija për njerëzit dhe unë nuk ndjej asgjë. A është kjo normale?

Përgjigja e psikologes:

Ju keni mbyllur ndjenjat tuaja për të mbyllur dhimbjen, e cila është një reagim i zakonshëm ndaj traumës.

Jeni duke mbrojtur veten, por kjo do të thotë se po humbisni gjërat e bukura të jetës, duke shkatërruar edhe martesën me një burrë që ju do e kujdeset për ju.

Këshilla më e mirë për ju është që të ecni përpara dhe të shijoni jetën sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat