Personat që vonohen gjithmonë janë më të suksesshëm dhe jetojnë më gjatë

Life style

Personat që vonohen gjithmonë janë më të suksesshëm dhe jetojnë më gjatë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Ilustrim

Të gjithë e kemi atë shok/shoqe (ose ndoshta jemi vet ne ai person) që gjithmonë vonohet në çdo ngjarje, takim, etj.

Ndonëse është diçka frustuese për personin që pret, faktikisht ndoshta duhet t’ua falim papërgjegjësinë personave të tillë.

Kjo pasi që studimet e fundit shkencore kanë zbuluar se trajtat që kanë tendenca t’i nxisin personat të vonohen, janë po të njëjtat trajta që u ndihmojnë të bëjnë një jetë të gjatë dhe produktive.

Shkenca ka dëshmuar se stresi është jashtëzakonisht i keq për shëndetin e përgjithshëm.

Personat që vonohen janë zakonisht më pak të stresuar, më pak të brengosur për ngjarjet e rëndësishme që i kanë dhe në përgjithësi ndihen më të relaksuar.

Kjo pastaj shpie në shtypje më të ulët të gjakut, në rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, shëndet më të mirë kardiovaskular, shanse më të vogla për depresion, etj. – e që të gjitha këto e zgjasin jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat