Po stërviteni njësoj, por shoqja juaj ka linja më të mira?! Ja çfarë po bëni gabim

Life style

Po stërviteni njësoj, por shoqja juaj ka linja më të mira?! Ja çfarë po bëni gabim

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:59
Ilustrim

Keni ulur numrin e kalorive, po stërviteni aq sa shoqja më e mirë, por nuk po shihni të njëjtat rezultate. Çfarë ndodh?

Në fakt, jeni duke bërë çdo gjë gabim nëse dëshironi të humbni peshë. Një ylli rrjetit social dhe një trajnere personale, Camilla Ackerberg vë në dukje gabimin që bëjnë femrat dhe meshkujt, si dhe jep këshillat e saj.

Nuk po hani mjaftueshëm
“Një sallatë e vogël, një overdozë ushtrimesh kardio… duket se është perceptimi i zakonshëm i asaj çfarë ju duhet për të humbur peshë. Jo, jo, jo”, ka shkruar në Instagram ajo.

Ajo shpjegon se për të qenë të dobët dhe ta “mbash këtë dobësi” nuk ka të bëjë me mosngrënien. Në fakt ka të bëjë me konsumin e ushqimit të duhur, apo mjaftueshëm të tij. “Hani ushqime me vlera ushqyese që trupi juaj tu përgjigjet mirë dhe mos shmangni vaktet”, rekomandon Camilla, dujke thënë se mëngjesi duhet të nisë me 300-500 kalori që të vini trupin në punë për të “djegur kalori”.

Ndiqni të njëjtën dietë si mikesha juaj
Ky është një gabim mjaft i madh, pasi trupi ka specifikat e veta dhe dieta që bën punë për mikeshën tuaj mund të mos bëj për ju. “Hani një sasi ushqimi të bazuar në nivelin tuaj të mirëmbajtjes, nivelin e aktivitetit dhe qëllimin”, thotë Camilla.

I shmangni karbohidratet e pastaj hani shumë
Kur njerëzit vendosin të bien në peshë, reduktojnë karbohidratet. Dhe teksa ulja e sasisë së karbohidrateve që merrni ju ndihmon, ndërprerja drastike e tyre e lë trupin në nevojë të ushqyesve.

“Karbohidratet nuk janë armiku. Qëndroni larg karbohidrateve të përpunuara, por duhet ti hani”, thotë Camilla duke sugjeruar produkte si orizi kaf, patatja e ëmbël, frutat dhe perimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat