CRCA nxjerr raportin e frikshëm, gati gjysma e fëmijëve shqiptarë shohin pornografi dhe ngacmohen në internet

Life style

CRCA nxjerr raportin e frikshëm, gati gjysma e fëmijëve shqiptarë shohin pornografi dhe ngacmohen në internet

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 22:49

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri, me drejtor Altin Hazizajn, ka publikuar sot një raport tronditës lidhur me ngacmimin dhe abuzimin që ndodh me fëmijët, në internet dhe në rrjetet sociale. Gjetjet janë marrë nga një sondazh i kryer nga World Vision. Konkluzionet janë si më poshtë:

-Sipas 44% të të pyeturve, fëmijët shohin materiale pornografike çdo ditë.

-47% e fëmijëve të invervistuar pranojnë që, brenda vitit të fundit, ata janë kontaktuar online nga një individ i panjohur, ku 40% e tyre ishin kontaktuar nga persona të huaj.

-Të dhënat tregojnë se 62% e fëmijëve që kanë akses në internet kanë një kompjuter në dhomën e tyre të gjumit.

-Ngacmimet (bullying), vjedhja e fjalëkalimeve, si dhe shikimi i paqëllimshëm i materialeve pornografike gjatë përdorimit të internetit janë çështje serioze me të cilat përballen fëmijët aktualisht, ku 45% e të pyeturve vunë në dukje se fëmijëve iu duhet të përballen me të tilla çështje çdo ditë.

-68% e fëmijëve si nga zonat rurale ashtu edhe nga ato urbane konfirmojnë ekzistencën e vendndodhjeve, kompjuterave, ose ekraneve që shfaqin materiale pornografike

-32% e fëmijëve të intervistuar konfirmuan që nëse do të lëndoheshin online, më pak të mundshmit për t’iu kërkuar ndihmë do të ishin mësuesit. Kjo pasohej nga policia, ku 27% e fëmijëve nuk e konsiderojnë si një institucion për ndihmë.

CRCA bën thirrje për përmirësime ligjore për të krijuar internet të sigurtë për fëmijët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat