Këshilla për kohën e gjumit të fëmijës tuaj - Bota Sot
Këshilla për kohën e gjumit të fëmijës tuaj

Life style

Këshilla për kohën e gjumit të fëmijës tuaj

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:41
Ilustrim

10 këshilla që fëmija juaj (dhe ju!) të bëni gjumë të mirë natën.

1. Kthejeni gjumin në prioritet familjar dhe pjesë të veprimtarive tuaja ditore. Vendosni sa orë gjumë kërkon çdo anëtar i familjes tuaj dhe sigurohuni që ta bëjnë këtë. Diskutoni me mjekun e fëmijës mbi problemet e gjumësisë, sepse pjesa më e madhe e tyre trajtohen lehtësisht,

2. Mësoni t’i dalloni problemet e gjumit tek fëmija juaj. Duhet të vëreni detaje të tilla, si: vështirësi për të rënë në gjumë, zgjim nga ëndrrat e këqija, gërhitje, rezistencë për të shkuar në shtrat, vështirësi në frymëmarrje ndërsa flenë. Këto probleme të gjumit mund të lidhen edhe me sjelljen gjatë ditës, si: lodhje jashtë normales, gjendje e përgjumur ose sjellje tekanjoze.

3. Punë në grup. Është mirë që ju ta diskutoni në grup strategjinë dhe të punoni si skuadër. Nëse po filloni një program për natën, pasi keni kaluar vështirësi me fëmijën tuaj, shpjegojani çfarë prisni nga fëmija, nëse ai është i rritur.

4. Këmbëngulja. Si në të gjithë aspektet e mëmësisë, këmbëngulja dhe vijueshmëria janë përbërësit kyç për suksesin. Pa ato, ju nuk mund të prisni që fëmija juaj të mësojë apo të ndryshojë sjelljen.

5. Vendosni një orë ekzakte gjumi dhe zgjimi. Kjo gjë vendos një rregull për ju dhe fëmijën tuaj dhe ju lejon të planifikoni regjimin e kohës së gjumit. Përndryshe, ju mund të keni tendencën të flini vonë. Për më tepër kjo ndihmon që fëmija të ruajë kohën e brendshme trupore ose ritmin ditor në një cikël 24 orësh. Nuk ka një kohë ideale se, kur duhet të flejë çdo fëmijë, sepse nevojat e gjumit dhe regjimi i fjetjes ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme.

6. Regjim, regjim, regjim. Regjimi vendos një rregull dhe ndihmon në sjellje; një regjim i kohës së gjumit ndihmon fëmijën tuaj të mësojë të jetë përgjumësh, ashtu siç leximi në krevat i vë të rriturit në gjumë (madje edhe larg krevatit). Struktura e kohës së gjumit gjithashtu shoqëron dhomën e gjumit me ndjesi të mira dhe ofron një ndjesi sigurie dhe kontrolli. Regjimi heq stresin nga dhoma e gjumit dhe ndihmon që ajo të jetë një kohë speciale, veçanërisht nëse keni më shumë se një fëmijë.

Koha e gjumit është koha që të çlodheni. Kështu që, aktivitetet qetësuese, si: një banjo e ngrohtë, një libër ose ndoshta një masazh i këndshëm janë zgjedhje të mira. Mbajini televizorët, kompjuterët dhe pajisje të tilla larg dhomës së gjumit, sepse ato mund të zgjojnë fëmijën tuaj dhe t’ju mbajnë zgjuar deri vonë.

Mësojani fëmijës tuaj çfarë është regjimi, limitet kohore që duhen përfshirë në të dhe fokusohuni pas tyre. Shpesh është shumë e nevojshme t’i lajmëroni se, koha ka përfunduar, si psh: “Kemi edhe tre faqe për të lexuar”, por jini strikt dhe mos i tejkaloni limitet tuaja.

7. Vishini dhe kujdesuni për temperaturën e dhomës. Sërish, nuk ka rregulla absolute, por një gjë është e sigurt: visheni fëmijën tuaj siç visheni edhe vetë, duke pasur parasysh që fëmijët e vegjël zbulohen shpesh gjatë natës dhe nuk janë në gjendje të mbulohen sërish. Njerëzit zakonisht flenë më mirë në një dhomë të freskët (por jo të ftohtë), sesa në një dhomë të ngrohtë.

8. Objektet kalimtare. Koha e gjumit do të thotë ndarje dhe kjo mund të bëhet më e thjeshtë me një objekt kalimtar, si psh: kukull, arush me push, batanije ose diçka e tillë. Këto objekte ofrojnë një ndjesi sigurie dhe kontrolli që rehaton dhe siguron fëmijën tuaj.

9. Dhoma dhe ndarja e krevatit. Disa prindër ndiejnë se, ndarja e dhomës së tyre të gjumit apo e krevatit me fëmijën, është më e natyrshme, sesa të kenë dhoma të ndara; dhe ky fakt është i rëndësishëm për zhvillimin emocional të fëmijës.

Duke marrë në konsideratë disa çështje sociale dhe psikologjike, zakonisht të ndash krevatin nuk është një ide e mirë. Së pari, çdo njeri fle më mirë vetëm; do të thotë që ka më pak shqetësime gjatë gjumit dhe gjumi mund t’i dalë më pak herë.

Fëmijët në të njëjtin krevat apo dhomë gjumi mund të mos mësojnë të flenë vetë dhe kanë tendencën të kenë probleme me gjumin. Mbytja e fëmijëve, kryesisht atyre të vegjël është gjithashtu një problem gjatë fjetjes në të njëjtin krevat.

Një fëmijë në krevat me ju mund të ketë pasoja serioze në jetën tuaj intime dhe seksuale; ta lini fëmijën me dadon gjithashtu mund të jetë një problem. Sa më gjatë të flejë me ju në krevat fëmija, aq më e vështirë bëhet ndarja kur ai apo ajo duhet të shkojë në dhomën e tyre.

Të fjeturit ndarazi është gjithashtu i rëndësishëm të ndihmojë një fëmijë të mësojë të nda­het pa ankth dhe të formojë identitetin e vet.

10. Një gjë të fundit. Fëmijët gjithmonë do të lënë diçka për në fund: të puthurën, përqafimin, një gotë me ujë apo të shkuarin në banjo. Ata shpikin shumë gjëra. Bëni maksimumin që t’i paraprini këto kërkesa dhe t’i keni bërë përpara se të shtrihen në krevat. Dhe … mësojuni fëmijëve se, nga momenti që ata janë në krevat, nuk duhet të lëvizin më prej tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...