Super-ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes

Life style

Super-ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:54
Ilustrim

Ushqimi ka ndikim të madh në funksionet tona fizike dhe mendore, ndërkaq ju ofron shpjegimin kur kërkoni përgjigjen për shtimin e shpejtë të peshës, disponimin e keq, problemet me përqendrim, etj.

Ndonëse nuk mund ta ngadalësojmë procesin natyral të plakjes, ka disa gjëra të caktuara të cilat und t’ju ndihmojnë ta ngadalësoni këtë proces.

Ushqimet që i konsumojmë ndikojnë në shpejtësinë me të cilën funksionon metabolizmi dhe, megjithëse proteinat e shpejtojnë atë, karbohidratet e rafinuara dhe komplekse e ngadalësojnë dukshëm.

Metabolizmi i ngadaltë e rritë rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme, por shpie edhe në proces më të përshpejtuar të plakjes.

Kështu, për ta ngadalësuar procesin e plakjes, ka disa ushqime të cilat duhet t’i shmangni dhe disa tjera të cilat duhet t’i hani.

Fillimisht, ju duhet t’i shmangni këto ushqime:

– Ushqimet e fërguara me shumë yndyrë
– Mishrat e përpunuar
– Sasinë e tepërt të alkoolit
– Petullat dhe brumërat

Tani, këto janë pesë ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes:

– Karotat
– Salmoni
– Frutat citrikë si portokajtë, limonët, mandarinat, grejpfrutët, etj.
– Produktet e sojës
– Fasulet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat