7 produktet që reduktojnë djersitjen në trupin tuaj - Bota Sot
7 produktet që reduktojnë djersitjen në trupin tuaj

Life style

7 produktet që reduktojnë djersitjen në trupin tuaj

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Ilustrim

Hiperhidratimi apo djersitja e tepërt na bëjnë të ndihemi të turpëruar. Domatet, lakra apo kafja e shtojnë djersitjen. Megjithatë ka dhe produkte të tjera të cilat e minimizojnë këtë gjë. Ne i sjellim ato më poshtë sipas ‘Bright Side’:

1-Vaji i arrës së kokosit. I jep trupit një aromë të mirë si dhe është antibakterial. Rekomandohet të përdoret deri në dy herë në ditë pas dushit në pjesën e sqetullave.

2-Limoni. Limoni eliminon bakteriet që shkaktojnë erën e keqe të gojës. Pini një gotë me ujë dhe limon çdo mëngjes për ta minimizuar erën e keqe. Gjithashtu mund ta përdorni dhe në sqetulla. Lëreni të thahet dhe më pas bëni dush.

3-Farat fenugrek. Këto fara veprojnë si antioksidantë dhe eliminojnë toksinat nga trupi. Gjithashtu e mbrojnë atë nga infeksionet.

4-Nenexhik. Ky produkt i çon sinjale gjëndrave të djersës duke i bërë të prodhojnë më pak djers. Mund të përdoret si gjethe e thatë ose në formën e vajit.

5-Kanellë. Kanella eliminon erën e keqe të gojës por jo vetëm. Përdorimi i rregullt i saj ndikon në erën e trupit dhe ul djersitjen.

6-Caji jeshil. Ky çaj përmban acide organike. Parandalon bakteriet dhe lufton djersitjen e tepërt. Konsumimi i saj i rregullt jep rezultate të kënaqshme.

7-Rozmarina. Bllokon zhvillimin e bakterieve qe shkaktojnë erën e keqe. Ju mund të bëni banjë duke hedhur pak vaj esencial rozmarine ose ta përdorni atë direkt në trup. Mungesa e zinkut ne trup sjell djersitjen dhe rozmarina përmban në sasi të mëdha zink.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...