Divorc 3 minuta pas celebrimit. Arsyeja “e çuditshme” që i dha fund martesës më të shkurtër në histori

Life style

Divorc 3 minuta pas celebrimit. Arsyeja “e çuditshme” që i dha fund martesës më të shkurtër në histori

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:28
Ilustrim

Martesa më e shkurtër në histori ka për protagonist një (ish)çift në Kuvajt. Sipas asaj që raporton “Il Messagero”, të sapomartuarit kanë kërkuar divorcin pas vetëm 3 minutash nga ceremonia e lidhjes së kurorës.

Sapo kanë dalë nga ambienti ku kanë nënshkruar dokumentet e martesës, gruaja ka vendosur të kthehet sërish aty për të kërkuar ndarjen.

Shkak për një vendim kaq drastik duket se ka qenë një kritikë e të shoqit. Ndoshta nga të tjerë ky episod mund të ishte kaluar lehtë por gruaja e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje.

“Nëse më ofendoi vetëm 3 minuta pas martesës, imagjinon çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”- ka thënë gruaja.

Vendimi për divorc u mor nga një gjest i vogël por deçiziv.

Në momentin kur çifti nënshkroi dokumentet që bënin zyrtare martesën dhe po shkonin drejt miqve e familjarëve për të festuar, nusja u pengua në fustanin e saj dhe bashkëshorti e quajti: “Budallaqe!”(tipike).

Menjëherë ajo i ka kthyer shpinën partnerit dhe ka shkuar tek gjykatësi i cili sapo i kishte shpallur “Burrë dhe Grua”, për ti kërkuar divorcin.

Pavarësisht se ky i fundit u përpoq që ta rregullonte situatën e ta bindte gruan ti jepte dhe një shans të dytë burrit, vendimi ishte i pakthyeshëm.

I detyruar, gjykatësi filloi menjëherë procedurat e divorcit, duke e bërë këtë lidhje, martesën më të shkurtër në histori. Vrasim mendjen se si ja kanë bërë për muajin e mjaltit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat