4 rregullat kryesore për flokët që nuk duhet të anashkaloni

Life style

4 rregullat kryesore për flokët që nuk duhet të anashkaloni

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:59
Ilustrim

 

Në vitet e fundit, industria e kujdesit të flokëve ka kuptuar se çdo grua është unike dhe prandaj kërkon produkte të ndryshme bazuar në strukturën e flokut, modelin, gjatësinë, stilin, sezonin, vendin ku jetojmë etj. 

Megjithatë sot nuk do të flasim për produkte specifike që i duhen njërit lloj floku dhe çfarë i duhet tjetrit. Por do të flasim për 4 rregulla kryesore që duhet t'i zbatojë çdo njeri, femër apo mashkull për të pasur flokë super të shëndetshëm dhe të fortë.

Rregulli 1: Lani flokët tuaj. Larja e shpeshtë dhe shampot e forta që përdorni do të çojnë në dobësim të flokëve duke i tharë dhe dëmtuar ato. Mirëpo nëse ju përdorni çdo ditë produkte stilimi, llak, vajra apo shmapo të thatë, djersini shumë etj. me kalimin e kohës edhe këto do të dëmtojnë flokun edhe po nuk e latë. Prandaj është mirë ta lani flokun sa herë është e nevojshme dhe të mos e shtyni atë për shumë gjatë. Përdorni një shampo delikate që të mos thajë flokët dhe bëjeni atë mirë. Merrni kohën e duhur për të fërkuar kokën me majat e gishtave duke e masazhuar njëkohësisht. Gjithashtu pas larjes vendosni gjithmonë balsam për të hidtratuar majat e flokëve dhe të mos mbeten të thatë.

Rregulli 2: Përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë. Krehri apo furça që përdorni për flokët ka gjithashtu rëndësi, pasi ndikon në këputjen dhe rënien e tyre. Përdorni një krehër më dhëmbë të gjerë ose me fije natyrale në mënyrë që të ndihmonin në përhapjen e vajrave natyralë të flokut në të gjithë gjatësinë e tij dhe të mos ushtroni shumë presion mbi to, për t'i këputur.

Rregulli 3: Merrni suplemente shtesë. Dieta juaj ushqimore ndikon në të gjithë trupin duke përfshirë flokët. Prandaj është e rëndësishme të konsumoni sa më shumë perime dhe fruta, yndyrta të mira dhe drithëra. Mirëpo edhe nëse po ushqeheni shëndetshëm floku dëmtohet nga mjedisi i jashtëm pasi është i brishtë dhe suplementet shtesë të vitaminave të tij janë të nevojshme. Suplementet ndihmojnë në forcimin e flokut, rritjen e tij dhe përmirësojnë njëkohësisht cilësinë e flokut, lëkurës dhe thonjve.

Rregulli 4: Flini në këllëf mëndafshi. Pambuku nuk është i mirë. Kur flokët fërkohen kundër saj shkakton dëmtim dhe këputje të tyre. Ndërsa mëndafshi apo sateni e përthith më pak lagështinë duke ruajtur më mirë flokët dhe duke i mbajtur më të shëndetshme dhe të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat